Na ndodh thuajse të gjithëve që të trembemi në gjumë papritur dhe ka raste që ngrihemi të tmérruar, sikur sapo kemi kaluar një makth të keq, por ka edhe raste që thjesht trembemi pa uzgjuar dhe të tjerë pranë nesh ndjejnë reagimin tonë.
Kjo trembje quhet “Hypnagogic Jerk” dhe ndodh kur muskujt, përgjithësisht ata të këmbës, kontraktohen shpejt në mënyrë të pavullnetshme.
Mirëpo, profesori i shkencës së gjumit në Universitetin Northumbria, Jason Ellsi, thotë se kjo gjendje është një simptomë e sistemit tonë aktiv fiziologjik që po bie në qetësi, duke kaluar nga një proces aktiv në një gjendje relaksimi dhe paralizë të mundshme të trupit.
Sipas tij është e këshillueshme që ata që vuajnë nga kjo sindromë të evitojnë pirjen e kafeinës dhe të bëjnë ushtrime fizike mbrëmjeve.
Ata që kanë mungesë magnezi, kalciumi apo hekuri, kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga kjo sindromë.
Ky çrregullim neurologjik konsiderohet si diçka tepër normale dhe në Britani vuajnë 1 në 10 persona. Në disa raste, personave që u ndodh nuk e marrin vesh, sidomos kur nuk u del gjumi.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…