Kina mund të shkaktojë një tjetër pandemi pasi studiuesit kanë gjetur tetëmbëdhjetë viruse “me rrezik të lartë” që fshihen në tregjet e mishit. Sipas prestigjiozes “The Sun”, një treg i gjësë së gjallë në Wuhan ku tregtarët shisnin gjitarë, zvarranikë dhe peshq u bë shkaktar për shpërthimin fillestar të Covidit në vitin 2019.
Sipas shkencëtarit britanik Dr Eddie Holmes, ekspertët kinezë kishin vënë në dukje rrezikun e “përhapjes” së një virusi nga kafshët te njerëzit pesë vjet përpara fillimit të pandemisë, pasi vizituan tregun e ushqimeve të detit Huanan.
Dhe tani ekspertët kanë paralajmëruar se speciet e kafshëve të egra që tregtohen dhe konsumohen në tregjet e lagështa të Kinës janë një “pandemi që pret të ndodhë”, raporton Straits Times.
Një studim i ri i publikuar më 12 nëntor, ka identifikuar 71 viruse të gjitarëve, duke përfshirë 18 me rrezik të lartë që mund të jenë të rrezikshëm për njerëzit dhe kafshët e tjera, transmeton JOQ Albania.
Sipas studiuesve, më shqetësues janë mikrobet e gjetura në civetë, një kafshë e vogël nate e ngjashme me një baldosë që ishte specie që barti koronavirusin SARS nga lakuriqët te njerëzit në Kinë në vitin 2002.
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…
Një shpërthim vullkanik në vitin 2023 detyroi 3.700 banorë të largoheshin nga qyteti…