<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zhvendosja e relikteve, historiani: Lëvizje e fshehtë, me risk!

Në studimin e tij, albanologu i njohur Milan Shuflai shkruan se, kulti i Gjon Vladimirit përbën një nga legjendat më të mëdha dhe më të rëndësishme të krishtera për gjithë Ballkanin. Ky kult ka lëvizur vetëm në qarkun etnik shqiptar, brenda për brenda mjedisit shqiptar e megjithatë është nderuar edhe nga sllavët e Jugut.”

Si historian i periudhës së mesjetës, profesori Pëllumb Xhufi e sheh me shumë, shqetësim zhvendosjen e lipsaneve të Shën Gjon Vladimirit nga fondet e Muzeut Historik Kombëtar drejt kishës në Shijon, të Elbasanit. Në një intervistë për “News24”, ai thotë se gjatë 30 vjetëve, shumë objekte janë zhdukur.

“U informova shumë vonë, për zhvendosjen e relikteve të Shën Gjon Vladimirit. E shoh me shumë shqetësim, duke pasur parasysh historikun e objekteve kishtare të Kishës Orthodokse Autoqefale dhe Kishës Katolike. Sidomos tridhjetë vitet e fundit, kanë pasuar fat tragjik objekte me shumë vlerë, janë shkatërruar nga vandalët dhe janë bërë objekt tregtie, për t’i çuar jashtë Shqipërisë”, – vëren historiani.

Sipas tij, justifikimi që reliket e shenjtit janë objekte kishtare, ndaj duhet të qëndrojnë në kishë, nuk qëndron, pasi kisha e Shën Gjonit në Elbasan nuk është stacioni i fundit, duke qenë se lipsanet erdhën nga Kraja në Durrës e më pas, në Elbasan.

“Shën Gjon Vladimiri ka qenë një princ i Dioklesë, trevë iliro-shqiptare në mesjetën e hershme. Ai ka qenë person laik, nuk ka qenë shenjtor, shenjtor u shpall më vonë. Atëherë duhet të themi se ato duhet të kthehen në Krajë, në kishën që mbante të njëjtin emër, kishë e hershme dhe që për më tepër, ka qenë kishë katolike, Gjon Vladimiri ka qenë princ katolik. Pra, hapen problemne të tjera dhe ngatërrojnë me një konflikt Kishën Orthodokse Autoqefale shqiptare” – saktëson Xhufi.

Përtej ndjeshmërisë së besimtarëve, Xhufi ndalet në rëndësinë historike të Princit Gjon Vladimiri, që u shenjtërua më vonë.

“Shumë mirë, ato mund të ruheshin, sepse ai është një pjesë e historisë dhe është histori e lavdishme sepse u shqua në luftën që banorët e Temës së Durrësit, që përfshinte Dioklenë ku ai ishte princ lokal, u shquan në rezistencën ndaj mbretërisë bullgare”.

Për Xhufin, figura e Gjon Vladimirit, për të cilin ka pretendime edhe nga etni të tjera, i përket më shumë se një komuniteti.

“Figura e Gjon Vladimirit, nuk është prelat i kishës ortodokse, është princ i Shqipërisë së Epërme, pavarësisht kësaj, përvoja është e keqe dhe duhej të ishte vetë kisha e komuniteti orthodoks që duhet të kërkonte mbrojtjen nga ana e shtetit. Po të bëjmë llogarinë e objekteve që janë ruajtur në kisha si Kryqi i Kishës së Labovës, ikonat që janë shitur në tregjet e vendeve të huaja”, – vazhdon ai.

I pyetur se cili është mesazhi nga ana e tij, drejtuar autoriteteve të Muzeut Historik Kombëtar dhe Ministrisë së Kulturës, Xhufi thotë:

“E para që do thosha, është që këto gjëra të mos bëhen në heshtje, se nuk shpëtojnë pa u bërë problem. Janë pasuri e kombit dhe në vende të tjera, për një gjest të tillë, pra për zhvendosjen e një ikone nga një kishë, a muze, për ta çuar në një ekspozitë, përfillen organet më të larta të shtetit. Duhet të ketë një debat, është një lëvizje e gabuar, me shumë risqe. Unë uroj të mos humbasin reliktet e Shën Gjon Vladimirit, që janë pjesë e historisë sonë”, – thotë ai.

Reliktet dolën nga fondi muzeor përmes marrëveshjes dhe me vendimin e një komisioni ngritur nga ministria e Kulturës.

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

12 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

14 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

17 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago