Link Stickers iu shtuan Instagram-it në gusht, për t’ju lejuar të përfshini hiperlinks në Stories në formën e stickers, duke zëvendësuar Swipe Up, që ishte mënyra se si përdoruesit e Instagramit mund të lidheshin më parë me faqet e jashtme të internetit nga Stories e tyre.
Shtimi i linkeve ka qenë deri më tani një funksion i kufizuar në llogaritë e verifikuara ose llogaritë me një numër ndjekësish 10 mijë e sipër.
Ndërsa tani ky opsion do të jetë i disponueshëm për të gjithë në platformë.
Sipas rrjetit social, Link Stickers janë të dobishme për këdo, nga bizneset që lidhen me produktet e tyre deri tek aktivistët që lidhen me burimet e jashtme.Instagram pranoi se çdokush mund të përfitojë nga ndarja e linkeve për t’u angazhuar me ndjekësit e tyre. Ai gjithashtu thotë se llogaritë që shpërndajnë vazhdimisht dezinformata ose gjuhë të urrejtjes do të humbasin aksesin.
Kur njoftoi funksionin e Link Stickers në qershor, Instagram theksoi se ato janë vetëm për postimet e Stories.
Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…
Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë “Pini…
Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…