A keni rezultuar (ju ose dikush që njihni) negativë për Covid pavarësisht se e gjithë ose një pjesë e familjes është infektuar me koronavirusin? Kjo duket se ndodh jo pa shkak.
Shkencëtarët kanë gjetur një shpjegim, duke treguar se një pjesë e njerëzve përjetojnë “infeksion aborti” në të cilin virusi hyn në trup, por pastrohet nga qelizat T të sistemit imunitar në fazën më të hershme që do të thotë se testet PCR dhe antitrupat regjistrojnë një rezultat negativ.
Studimi i ri mund të hapë rrugën për një gjeneratë të re vaksinash që synojnë përgjigjen e qelizave T, e cila mund të prodhojë imunitet shumë më afatgjatë, thanë shkencëtarët (via Guardian).
Leo Swadling, një imunolog në Kolegjin Universitar të Londrës dhe autori kryesor i punimit, tha:
“Të gjithë kanë prova anekdotike të njerëzve që janë ekspozuar, por nuk janë infektuar. Ajo që ne nuk e dinim është nëse këta individë ia dolën vërtet ta shmangnin plotësisht virusin ose nëse e pastruan natyrshëm virusin përpara se të zbulohej nga testet rutinë.”
Hulumtimi sugjeron që një nëngrup njerëzish kanë tashmë qeliza T të memories nga infeksionet e mëparshme nga koronaviruset e tjerë sezonalë që kanë shkaktuar ftohje të zakonshme, të cilat i kanë mbrojtur nga Covid-19.
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…