Të enjten, Bitcoin humbi 2.35% duke e mbyllur ditën me vlerën $61,414 dollarë. Ndërsa këtë mëngjes, ai ra me 0.09% duke kapur vlerën $61,361.
Këto lëkundje, sipas ekspertëve, janë mëse normale dhe parashikimet e tyre variojnë gjërësisht duke filluar nga ata që thonë se deri në fund të vitit Bitcoin do të shkojë $100.000 dollarë, deri tek ata që mendojnë se do të bie në $49 dollarë në fund të nëntorit.
Sipas revistës prestigjoze Forbes, kjo kriptomonedhë do të kapë vlerën mesatare prej $249,578 dollarësh në vitin 2025 dhe plot $5.2 milionë dollarësh deri në 2030-ën.
Bitcoin është kriptomonedha e parë dhe me vlerën më të lartë në tregun e kripovalutave. Krijuesi i saj anonim me emrin Satoshi Nakamoto e ka hedhur në treg software-in e saj të kriptuar – që të gjithë ta përdorin por askush mos ta ndryshojë kodin origjinal – gjë që e bën thuajse 99.9% të sigurtë ndaj abuzimeve.
Ai është shprehur se e ka menduar Bitcoin si një sistem revolucionar financiar ku ndryshe nga sistemi i deritanishëm bankar, do të ishte i pacentralizuar dhe transparent për sa kohë që në çdo moment, dikush mund të verifikojë ekzaktësisht sasinë e Bitcoin-ve që ka në qarkullim. Dalë nga dalë ai po fiton terren dhe popullaritet – gjë që ka kontribuar fillimisht në rritjen e vlerës së tij – por ai po merr edhe miratimin e shumë zyrtarëve shtetrorë.
Në realitet kjo mund të shkojë në secilin drejtim, asgjë nuk është e sigurtë – edhe pse deri tani gjërat duken të kenë shkuar mjaft mirë në një nivel afat-gjatë.
Bitcoin është një kriptomonedhë që mund të shkëmbehet në çdo moment me valuta të tjera si dollari, euro apo edhe leku. Dhe pas shkëmbimit sigurisht mund të tërhiqet nga një bankomat. Ato që i ofrojnë këto shërbime janë zyrat valutore apo Crypto Exchange.
Ju i ruani Bitcoin-ët tuaj në një kuletë digjitale apo digital wallet, dhe në mënyrë që të mos rrezikoni nga ulje-ngritjet e vlerës së tij, ju mund t’i konvertoni dhe t’i mbani kriptomonedhat tuaja në vlerën fikse të dollarit amerikan, deri në momentin që dëshironi t’i tërhiqni apo të hyni në bursë.
Dhe a e dinit se nuk duhet të shpenzoni plot $60,000 dollarë për të blerë një Bitcoin? Në fakt, ju mund të investoni në Bitcoin me më pak se një $1 dollar.
Nëse kjo ju duket e habitshme, mos u shqetësoni sepse nuk jeni vetëm. Rreth 40% e amerikanëve nuk e dinin se dikush mund të blejë pjësë të kriptovalutave apo fraksione të tyre, sipas një studimi të fundit nga kompania Bakkt. Një tjetër 12% prej tyre as që e kuptonin pyetjen.
Por, fillimisht kini kujdes. Merrni informacionin e duhur para se të investoni. Bitcoin është një krijim i ri dhe në vetëvete mbart shumë nocione dhe terminologji të reja që duhen shikuar e rishikuar para se të merrni një vendim rreth financave tuaja personale.
Kini parasysh se këto kompani valutore që ju lejojnë të blini dhe shkëmbeni në Bitcoin kanë normat e tyre të shkëmbimit, tarifat e regjistrimit etj.
Kjo është një listë zyrash këmbimi që revista prestigjoze Forbes, sugjeron të jenë ndër më të mirat për të blerë Bitcoin për vitin 2021.
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…