Bashkë-themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg, i cili tani është kreu i kompanisë së re mëmë për gjigantin e mediave sociale, Meta, ka njoftuar krijimin e sensorëve të prekjes dhe lëkurave robotike për universin imagjinar ‘metaverse’, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Disa hulumtime të reja interesante nga ekipi ynë i inteligjencës artificiale për të kuptuar botën përmes prekjes. Ne projektuam një sensor të prekjes me rezolucion të lartë dhe punuam me universitetin ‘Carnegie Mellon’ për të krijuar një lëkurë të hollë roboti”, shkroi Zuckerberg në një postim në Facebook.
Sipas tij, “kjo na sjellë një hap më afër objekteve virtuale realiste dhe ndërveprimeve fizike në metaverse”.
Departmenti i inteligjencës artificiale i kompanisë Facebook sot prezantoi robotin ‘ReSkin’, respektivisht një lëkurë e re me ndjesi të prekjes e krijuar nga studiuesit e kompanisë Meta në bashkëpunim me universitetin Carnegie Mellon.
“Shqisa jonë e prekjes na ndihmon të lundrojmë në botën përreth nesh. Me të, ne mund të mbledhim informacione rreth objekteve, të tilla nëse janë të lehta apo të rënda, të buta apo të forta, të qëndrueshme apo të paqëndrueshme, që i përdorim për të kryer detyrat e përditshme, nga veshja e këpucëve deri në përgatitjen e një vakti ushqimi”, thuhet në njoftimin e projektit.
Sipas njoftimit, derisa inteligjenca artificiale me teknologjinë e sotme mund të inkorporojë në mënyrë efektive shqisat si vizionin dhe tingullin, ndjenja e prekjes mbetet një sfidë e vazhdueshme.
Më tej, thuhet se ReSkin me trashësi 2-3 milimetra mund të përdoret për më shumë se 50 mijë ndërveprime dhe kushton më pak se 6 dollarë secila në 100 njësi.
Më 28 tetor, Facebook u ri-emërua në Meta, me çka do të bashkojë aplikacionet dhe teknologjitë e kompanisë, përfshirë WhatsApp, Instagram, Facebook dhe divizionin e tij të realitetit virtual Oculus.
Më 17 tetor, Facebook njoftoi se për të ndërtuar universin imagjinar ‘metaverse’ planifikon të krijojë 10 mijë vende të reja të punës me aftësi të lartë në Bashkimin Evropian (BE).
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…