‘V for Vendetta’ – V (F) për Fitore

Daut Dauti

Në natën e 5 nëtorit të vitit 1605 një grup i katolikëve britanikë kanë tentuar ta hedhin në ajër Parlamentin Britanik dhe ta vrasin mbretin protestant, James I, në mënyrë që ta zëvendësojnë me një mbret katolik. Konspiracioni ka dështuar pasi që plani u zbulua dhe Guy Fawkes u zu me buret e barotit që ishin vendosur në bodrumet e parlamentit që planifikoheshin të eksplodonin.
Që nga ajo natë ky veprim në Britani të Madhe është shndërruar në festë të rëndësishme e cila shënohet me ndezje të zjarreve të mëdha dhe me fyshekzjarre. Londra edhe sot ndriqohet tërë natën nga fyshekzjarret. Fillimisht ky veprim është shënuar si festë e dështimit të planit monstruoz dhe u ka shërbyer politikanëve protestantë që t’i shpeshtojnë veprimet anti-katolike.
“Remember, remember the 5th of November” (Kujtojeni, kujtojeni 5 nëntorin) është refreni që ka lindur atë natë dhe citohet edhe sot. Por, kjo festë ka marrë karakter bizar për shkak se me fyshekzjarre del sikur që shënohet dhe madhërohet veprimi për shkatërrimin e parlamentit. Pra, festa është shndërruar në përkujtim të kundërt.
Gjatë tërë historisë, kjo ka qenë një temë tejet atraktive për shkrimtarët dhe lexuesit në Britani të Madhe. Këtu gjendet frymëzimi i filmit të njohur ‘V for Vendetta’ – V (F) për Fitore që është bazuar në romanin e shkrimtarit Alan Moore, vepër e cila është cilësuar si ‘thriller’ fiktiv dhe kontraverz.
Filmi në fjalë, i gjiruar në vitin 2005, sikur edhe romani, janë një distopi e cila në të ardhmen (viti 2030) e paraqet Britaninë si një shtet diktatorial, totalitar e fashist në të cilin mungon liria dhe persekutohen kundërshtarët politikë por edhe religjiozë, sidomos myslimanët. Në film kryeheroi është një anarkist i veshur sikur Guy Fawkes dhe me maskë, i cili kërkon nga qytetarët që të rebelohen kundër këtij sistemi fashist. Plani është që të vendoset eksploviz në themelet e parlamentit dhe të shkatërrohet ndërtesa që është edhe simbol i demokracisë, e cila gjë në këtë film edhe ndodhë. Pra, ka sukses veprimi i cili në vitin 1605 kishte dështuar. Porosia e filmit është se sitemi duhet të ndërrohet me dhunë masive e cila fillon me eksplodimin e kishës St. Paul në Londër që është një ndërtesë tjetër impozante dhe me rëndësi të madhe jo vetëm religjioze por edhe historike.
Tema e filmit nuk ka kaluar pa kritikë të ashpër, por aktorët në rolet kryesore, Hugo Weaving, Natalie Portman, John Hurt, Stephen Fry dhe Stephen Rea, janë të shkëlqyeshëm. Shkëlqen sidomos Portman e cila në lojën e kundërshtimit të pushtetit dhe ndërrimit të tij hynë rastësisht, si një vajzë apo qytetare e zakonshme, por ofron kontribut të rëndësishëm. Dialogjet janë të shkruara në mënyrë fluide dhe posedojnë kualitet të lartë lirik, por edhe të ekzekutuara për lakmi. I tillë është edhe skenari (Lana dhe Lilly Wachowski) dhe regjia (James McTeigue).
Por, filmi ka edhe elemente orwelliane që i hasim në ‘1984’. Në aspektin teknik dhe artistik filmi është i realizuar shkëlqyeshëm nëse injorohet qëllimi se si arrihet ndryshimi politik që është mënyrë tejet e dhunshme. Në anën tjetër, regjimet e dhunshme nuk largohen pa dhunë dhe ndoshta këtu qëndron esenca e këtij filmi. Ndoshta konfrontimi majtist, në këtë rast i ngjyrosur me theks anarkisht, kur konfrontohet me djathtizmin ekstrem (fashizmin), nuk ka se si të eliminohet ashpërsia e dhunës që këtu është e tejtheksuar.
Edhe simbolika është përdorur me mençuri. Opozita është e maskuar dhe vepron në ilegalitet se ndryshe nuk ka mundësi të organizimit dhe mbijetesës. Në këtë mënyrë përballohet frika nga totalitarizmi, falsifikimet dhe gënjeshtrat e mediave që i shfrytëzon pushteti, veprimi i policisë sekrete, gjenocidi dhe shkatërrimi edhe i objekteve me karakter të shenjtë për jetën civile. Pra, kemi të bëjmë me një film që ngritë dilema. Shumica e veprave janë mira mu për këtë arsye. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Harta e vitit 476, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve

  Harta e vitit 476 ,sikur që shihet aty në vendin ku edhe kam nënvizuar…

2 days ago

Tronditëse! Cilat marrëveshje i kishin nënshkruar me Serbinë e Pashiqit, Ahmet Zogu, Esad Pashë Toptani, Ceno beg Kryeziu? I

  Ky studim nuk po ribotohet me qëllim të demaskimit apo demonizmit të arritjes së…

3 days ago

Studimet e fundit gjenetike sugjerojnë se popullsia shqiptare është një nga popullsitë më të vjetra dhe më homogjene në Ballkan

  Këto gjetje bazohen në analizat e lashta të ADN-së, të cilat tregojnë se shqiptarët…

3 days ago

1971/ Viti kur u thyen tabutë në Kosovë

  Këtë vit kemi pasur pak më shumë arsye të jemi të lumtur. Gjërat në…

4 days ago

Akademiku Fehmi Agani në 1991/ Si ta kuptojmë shprehjen “Shqipëri e Madhe”

  Portali “Telegrafi” ka risjellë shkrimin e akademikut Fehmi Agani (1932-1999), të botuar në maj…

4 days ago

Historia e Papa Albani dhe amanetit të tij: Mbi varr më shkruani që jam shqiptar

  Gjon Françesk Albani, siç u thirr në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 në…

4 days ago