Arinjtë polarë zakonisht gjuajnë foka në Rrethin Arktik, por shkrirja e akullnajave po i bën kafshët të jenë gjithnjë në kërkim të preve të reja për t’u ushqyer. Biologët në Stacionin Polar – të vendosur në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë – publikuan pamjet e para të një ariu polar duke gjuajtur dhe duke ngrënë një dre.
Gjuetia vdekjeprurëse, filloi kur një ari polar ndoqi një dre të rritur që u përpoq të shpëtonte nga grabitqari duke notuar. Megjithatë, iu desh vetëm pak më shumë se një minutë që ariu polar të kapte prenë e tij, ta vriste dhe më pas ta tërhiqte në breg ku e copëtoi për ta ngrënë.
Ekipi beson se kjo sjellje nuk vjen vetëm për shkak të humbjes së akullit të detit, por edhe për shkak se Arktiku ka parë një rritje të popullsisë së drerëve gjatë tre dekadave të fundit, çka i bën ata më të arritshëm për grabitqarët e uritur.
Në pamjet e filmuara u pa se ariu po ecte drejt bregut ku po kullosnin një tufë drerësh. Shumica e tyre u shpërndanë menjëherë kur nuhatën rrezikun, por njëri u kap. Ariu nxitoi drejt bregut dhe u zhyt në ujërat e ftohta duke e tërhequr më pas prenë e tij 82 metra larg vijës bregdetare.
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…