<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Parajsa e minjve, eksperimenti që zbulon në themel natyrën njerëzore dhe shpjegon problemet e sotme

Në vitet 60-70 të shekullit të kaluar, studiuesi amerikan John Calhoun vendosi të vërtetojë konceptin e “jetës në parajsë”. Për këtë arsye, ai kreu një seri eksperimentesh të çuditshme, të cilat i quajti “Universi”. Objekt i eksperimenteve të tij ishin minjtë, pavarësisht që qëllimi i tyre përfundimtar ka qenë parashikimi i të ardhmes së shoqërisë njerëzore, shkruan smithsonian.

Eksperimenti i tij më i rëndësishëm ishte ai që kreu në vitin 1972 në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Amerikan të Shëndetit Psikik. Në bazë të këtyre eksperimenteve, ai donte të kuptonte si do të ishte jeta e gjeneratave të ardhme. Eksperimenti i tij “Universi 25”, kishte për qëllim të analizonte influencën që ka dendësia e popullsisë së minjve, mbi sjelljen e tyre,raporton abc.al.

Në kushtet e laboratorit, u krijua një parajsë e vërtetë për minjtë. U ndërtua një shtëpi ideale, me hapësirë 2×2 metra dhe lartësi 1.5 metër. Minjtë nuk dilnin dot jashtë, dhe temperatura ishte konstante (20 gradë Celsius). “Parajsa”, furnizohej rregullisht me ujë të pijshëm, të pastër dhe ushqim të zgjedhur.

Brenda ambientit ishin organizuar shumë ndarje komforte. Kishte çerdhe për minjtë femra shtatzëna dhe një ambient të veçantë për meshkujt, ku ata qëndronin vetëm. Çdo javë kafazi pastrohej. Ambienti ishte i siguruar dhe u përjashtua rreziku prej armiqve (kafshëve ose shpendëve). U morën masa mbrojtëse kundër infeksioneve masive. Minjtë  kontrolloheshin vazhdimisht për shëndetin, raporton abcnews.al

Faza D ose faza e vdekjes. Simboli i këtij stadi ishte shfaqja e një kategorie të re minjsh, që morën emrin “të bukurit”. Në këtë kategori hynin meshkujt që demonstronin sjellje jo karakteristike. Ata refuzonin të luftonin, nuk kërkonin femra dhe territor. Nuk kishin dëshirë të çiftëzohen dhe jetonin në mënyrë pasive.

“Të bukurit”, vetëm, hanin, pinin, flinin dhe kujdeseshin për lëkurën e tyre. Ata u largoheshin konflikteve dhe plotësimit të çdo funksioni tjetër social. Ata e morën emrin ‘të bukurit”, sepse në ndryshim nga shumica e banorëve të tjerë të kafazit, në trupin e tyre nuk kishte gjurmë të goditjeve. Narcisizmi i tyre dhe dashuria për veten u bënë legjendare. U konstatua, gjithashtu, se “të bukurit” nuk kishin dëshirë për t’u çiftëzuar.

Gjatë gjithë historisë njerëzore, ne kemi zhvilluar pikëpamjen se bota është antropocentrike (që në qendër vendos njeriun). Kjo është gabim. Ne, njerëzit, jemi kafshë, kafshë me avancim të lartë, por pa asnjë dyshim kafshë.

Pavarësisht, se çfarë mendojmë ne për veten tonë, pavarësisht, si përpiqemi ne ta veçojmë veten nga pjesa tjetër e mbretërisë shtazore, rregullat e natyrës që aplikohen për minjtë, shpesh, aplikohen edhe për ne. Në qoftë se nuk mësojmë dhe nuk i pranojmë rezultatet e këtyre eksperimenteve, ne do të lejojmë që specia jonë të shkatërrohet, ashtu siç u shkatërrua shoqëria e minjve.

Pra studimi i Calhoun nuk na dha një përfundim të caktuar por është e rrallë që ndonjë studim i vetëm ose sërë studimesh të nxjerrin përfundime të caktuara. Në vend të kësaj ne kemi ide dhe disa pamje të çuditshme të eksperimenteve të vjetra në lidhje me utopitë e minjve.

postbck postbck

Recent Posts

A duhet t’i thajmë rrobat në radiator?

    Shumë njerëz i thajnë rrobat në radiator gjatë muajve të dimrit. Megjithatë, kjo…

13 hours ago

Si u bë virale një pinguin që vendosi të ndahej nga kolonia e tij në vitin 2026?(VIDEO)

    Një skenë nga filmi dokumentar “Takime në Fundin e Botës” , me regji nga Werner Herzog në…

13 hours ago

Një vend i pazakontë ku “bora e zezë” bie nga qielli – pse është e vështirë të jetosh atje sot?

    Pra, diku në Tokë, njerëzit zgjohen, shikojnë jashtë dhe shohin diçka që bie…

13 hours ago

Pse dhimbja e kyçeve përkeqësohet në dimër?

  Me mbërritjen e dimrit, shumë veta vënë re se dhimbja në nyjet e tyre…

14 hours ago

A i duhen arkeologë Kosovës?

Nga: Agron Bani Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor…

14 hours ago

Si është jeta në qytetin që u “zhduk” nën dëborë?

  Reshjet më të dendura të dëborës në 60 vjet në Gadishullin Kamchatka në lindjen…

14 hours ago