Dëshmi për autoktoninë e shqiptarëve në Maqedoninë e sotme ( 1)

Shkruan: Edibe OSMANI

PA ELEMENTIN ILIR, E KALUARA E BALLKANIT S’MUND TË SHKRUHET

Shqiptarët e Maqedonisë së sotme janë një popull i lashtë me një kulturë tradicionale të veçantë të trashëguar nga e kaluara. Ata jetojnë me shekuj në trojet e tyre etnike. Një mori shkencëtarësh të cilët u morën me këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme dëshmuan se i vetmi popull në Ballkan që rrjedhin nga pellazgo-ilirët janë shqiptaret.

GJUHA E ILIRËVE TË LASHTË OSE E SHQIPTARËVE TË SOTËM ËSHTË NJË GJUHË E VEÇANTË NGA GJUHËT TJERA

Me të drejtë ilirologu Aleksandër Stipçeviq,shkruan se nuk mund të studiohet e kaluara e Ballkanit,madje as e tanishmja pa njohjen e elementit ilir, prandaj çdo përrallë e legjendë fillon me ilirët.

“Kërkime në historinë e popujve të Evrops Lindore”titullohet vepra shkencore e Johan Tunmanit Leipzig,1\774,ku ndër të tjerat shkruan se populli i parë që njeh historia në këtë vend janë ilirët, një popull i madh, i shumtë në numër dhe i fuqishëm,që sipas Strabonit dhe Apianit, banonte në detin Adriatik,nga lumi Po deri në Gjirin e Ambrakisë e në veri deri në Danub. Straboni e shtrin këtë popull drejt perëndimit deri në liqenin Boden, (Liqeni Boden,në Gjermaninë Jugore,shënim i përkthyesit) domethënë deri në Norik e Nidelicie. Ai le të kuptohet gjithashtu se Panonët i përkasin po atij fisi. Apiani thotë shprehimisht se panonët ishin ilir. Strianët,inët,jasët japodët,dalmatët, liburnët, dardanët, ardianët, autariatët, me një fjalë të gjithë popujt deri në malet Keraune, përgjithësisht njiheshin si ilirë. Por ata gjendeshin kudo në Maqedoni, në Epir e në Thesali… Thunmani që atëherë duke pasur në dispozicion vetëm burimet historike përfundoi se shqiptarët janë banuesit e lashtë dhe si argument për këtë hipotezë solli dokumetet e shkruara të ruajtura në mesjetë, në të cilën nuk gjejmë gjurmën më të vogël për ndonjë shpërngulje shqiptarësh në vendbanimin e tyre të sotëm. Ky argument edhe sot është i qëndrueshëm ku mbështetet teza e atoktonisë së shqiptarëve. Gjegorafi më i madh i kohës, akademiku i dëgjuar aleksandrian Klaud Ptolemeu,qysh në shekullin II(125-161) dëshmon se në Maqedoninë mestokësore janë qytetet Arnisa e taulantëve,Elima e elimiotëve, Amantia në Orestis,Albanopolis i albanëve, Orma, Europus dhe Apsalus të almopëve. Sipas studiuesit të njohur Muzafer Korkutit, thuhet nëse Albanët ishin aty me siguri edhe disa shekuj më parë për të qenë i shënuar në hartën e ketij gjeografi antik. Kontribut të veçantë për autoktoninë e shqiptarëve të Maqedonisë në fushën e gjuhësisë ka dhënë edhe dr.Qemal Murati, duke u nisur nga emrat vetjakë të shqiptarëve të mesjetës. Ai konfirmon se në gjeografinë e Ballkanit dhe sidomos në tërthorët e Maqedonisë, banohej nga iliro- shqiptarët që nga koha pararomake dhe shumë shekuj para ardhjes së sllavëve. Në veprën e tij “Shqiptarët dhe Ballkani ilirik”, autori në fjalë thotë se mund të pranojmë me të drejtë tezën e historianit të madh ballkanik, çekun Konstatin Jiriçek,që shkruan se: shqiptarët kanë qenë një popullatë e vjetër krishtere me kulturë të ndjeshme qytetare, që kanë qëndruar më afër grekëve bizantinë dhe romakëve dalmatinas sesa me elementin sllav. Rreth kombësisë së lashtë ilire të shqiptarëve është për t’u përmendur edhe studiuesi gjerman Malte-Bruni, në veprën e tij “Annanaise des voyages”(tom.III.1809), thotë se “gjuha e ilirëve të lashtë ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë, zanafilla e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë e madje në një kohë kur filluan të formoheshin, secila në sferën e saj, edhe gjuhët greqishte,latinishte, iberishte,keltishte, teutonishte dhe gotishte, e tjerë. Studiuesi gjerman Johan Fon Hani që në fillim të veprës së tij “Studime shqiptare”, botuar më 1854, e shtron problemin e origjinës së shqiptarëve ku thotë se “ meqë shqiptarët nuk janë sllavë dhe nuk lidhen ngushtë me ndonjë nga popujt e tjerë që njohim, meqë burimet fare të pakta që kemi nuk flainsin për ndonjë shtegtim tjetër (veç atij sllavit) i cili të ishte aq i madh sa të krijonte një popull të madh,pra duhet pranuar se shqiptarët e sotëm janë banorët e hershëm parasllav të atij vendi…”,ai në vazhdim të veprës thekson se elementi shqiptar jo vetëm që e kalon malin Sharr (Skardus), sepse Tetova, pellgu i burimit të Vardarit është një qark i përzier shqiptaro-bullgar, por që arrin deri në grykën e parë të Vardarit, në jug të Shkupit, deri në bregun e djathtë të këtij lumi. Si duket, bullgarët banojnë vetëm jashtë trekëndëshit të formuar nga Vardari, Treska dhe vargu i Goleshnicës, kurse brenda kësaj bërthame jetojnë vetëm shqiptarë(vepër e cituar faq.5-78).

Tiparet iliro-dardane të gjetjeve arkiologjike nga Scupi,Justiana prima dhe lokalitetet e tjera arkeologjike në Visin e Shkupit, dëshmojnë për praninë e një qytetërimi të lartë të banorëve etnikë të Shkupit e të rrethinave në periudhën parahelene romake e bizantine. Shkupi zë pjesën qëndrore në trevën midis Sharrit (Scardus), Nishit(Naissus) dhe Shtipit (Astibos) që mbahen si treva ku u ngjiz shqipja si “formë moderne e ilirishtes” citat nga vepra e R.Katiq dhe Henri Bariqit.

Gjatë gërmimeve erkeologjike që u bënë në ishullin Peleshac të Kroacisë, zbuluan për të parën herë një pelegrinazh të lashtë ilir në Ballkan që daton më shumë se 20 shekuj. Hulumtuesit konstatojnë se qendra e shpellës shërbente për kryerjen e disa ritualeve pagane që kanë lidhshmëri me kultin e plleshmërisë. Në vazhdim të artikullit të botuar 3 Tetor 2000, thuhet se ilirët ishin banorë të Ballkanit perëndimor para se romakët të okuponin territorin,kurse në kohën e mesjetës së hershme ata ishin asimiluar nga ardhacakët sllav. Shqiptarët janë të vetmit pasardhës të ilirëve.Shpella përmban disa shtresa me materiale arekologjike që daton nga neoliti i hershëm 6.000 vite para erës sonë.

HULUMTIME ARKEOLOGJIKE NË POLLOG E GJETIU

Në bazë të materialeve të shumta arkeologjike të gjetura qoftë spontanisht, qoftë në forma të aktiviteteve destinative të organizuara për hulumtime arkeologjike në Pollog. Në pjesën jug-perëndimore të fshatit Sllatinë, Tetovë, me vlerë të veçantë është edhe gjetja e një pllake varri me dimensione:117x13x17 cm. Me mbishktrim të ruajtur mjaft mirë i cili thotë: GETAC GENOTANI IN TI INCYONMETA XII TOC ( domethënë: Iliri i quajtur GETA ka ngritur një monument ku përveç figurave të relievit ka të gdhendur edhe një poezi në katër vargje të tipit epigrafik,kushtuar gruas së tij Gentianës dhe dy fëmijëve të tij Redonit dhe Kerës.Ky eksponat sot ruhet në oborrin e shtëpisë private të Petko Petrusheskit në fshatin Leshkë,Tetovë. Këtë pllakë varri e publikoi arkeologu I.Mikulçiq, dhe e daton nga shekulli II-III të erës sonë.

Po ashtu në afërsi të vendit të quajtur Dy Udhët në fshatin Sllatinë,Tetovë,janë gjetur materiale të shumta antike, si:qypa të mëdhenj, amfora,enë të ndryshme qeramike për amvisëri,shtylla të mermerit, monedha të kohës ilire e tjerë. Jo vetëm në fshatin Sllatinë por edhe në shumë fshatra e qytete këtu në Maqerdoni ku banojnë shqiptarët janë gjetur materiale të shumta antike që kanë mbetur në mëshirën e kohës të pa hulumtuara nga institucionet e shtetit Maqedon.

Po t’i hedhim një sy veprës së Dr.Don Gaspër Gjinit,Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj, ku ndër tëtjerat shkruan se:Dardania ishte një krahinë e veçantë kishtare dhe administrative. Selia e parë ipeshkvore në Dardani,me sa dihet deri më tani ka qenë në qytetin e Scupit.Për këtë qytet ka shkruar qysh atëherë Ptolemeu,pastaj Prokopi,ndërsa Hijerokli thekson se Scupi ishte metropol i Dardanisë. Pra metropoli i saj ishte Scupi(Shkup i sotëm). Pikërisht në këtë territor, katolikët kanë jetuar në kontinuitet shumëshekullor deri më sot. Edhe pse gërmimet e Scupit deri më tani nuk flasin qartë për përbërjen e popullsisë së tij.Ipeshkvi i parë i Scupit ka qenë Dacus Dardaniae, i cili mori pjesë në Koncilin e Nicesë në vitin 325 . Në Koncilin e Sandrikës në vitin 343, e gjejmë titullin e dytë, i cili aktet e koncilit i ka nënshkruar si Paregorius a Dardania de Scupi. Dardania,gjatë periudhave të ndryshme kohore, ka pasur disa dioqeza. Vërtetë se shumica janë zhdukur pa gjurmë, disa prej tyre janë ruajtur deri më sot. Pra, mbrënda gjysmës së parë të shek.IV , dhe mesit të shek.VI,në këtë hapsirë përmeden këto dioqeza: Scupi, Ulpiana, Neutina, Diokltiana, Mariana, Justiniana e Parë, pastaj edhe Zapara dhe Stobi, së paku aso kohe ishin dioqeza dardane. Edhe Naissusi (Nishi) i dardanisë i ka martirët e vet. Emrat e tyre vërtetë nuk përmenden,por Shën Viktrici i thekson qartë reliktet që bëjnë mrekullira në këtë qytet. Edhe në kohët e mëvona është përmendur se në Nish është trupi i martirit të quajtur Prokop.(Mbyllim citatin)

postbck postbck

Recent Posts

Intervista me çikën e Azem Galicës, e cila jetoi 70 vjet e fshehur nga Serbia

Nga arkiva: Çka thoshte çika e Azem Galicës në vitin 1994 Bashkëbiseduesja jonë, Azeminja, është…

1 day ago

Poetja e guximshme dhe fatkeqe ruse, e mahnitur nga hijeshia dhe bujaria shqiptare

Nga: Drita Lazri Është befasi e këndshme që pas afro dy shekujsh na mbërrijnë komplimente…

1 day ago

Gjenerali me origjinë ilire që perandori Justinian e verboi nga sytë

  Flavius Belisarius Në dhjetorin e vitit 536, nën urdhërat e perandorit Justinian për të…

2 days ago

Si dënohej dhuna ndaj femrës në vitet ’20-të

  Nga Dashnor Kaloçi Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat…

2 days ago

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

  Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori…

2 days ago

Misteret e takimit të Mehmet Shehut me revolucionarin Çhe Guevara

Sefer Pasha   Të kërkosh nëpër arkiva është një mundim pa krye. Në Arkivin e…

2 days ago