<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Konstandini i vogël dhe kthimi i Odiseut

Nga: Eqrem Çabej (botuar më 1938)

Një nga këngët më të përmallshme të Shqiptarvet t’Italisë dhe një nga pjesët më interesante të poezisë popullore ballkanike të krahasuar është kënga e Kostandinit. Kostandini i vogël duhet të niset, tri dit dhëndër, në luftë. Pasi merr uratën e prindërvet, ky porosit të shoqen t’a presin nëndë vjet e nëndë dit. Perënduan nëndë vjet e nëndë dit, kjo është e lirë të martohet me tjetër. E shoqja e pret; por pasi shkojnë vitet dhe ditët, kjo vete në kishë të vëjë kurorë të re. Kostandini sheh një ëndër të keqe dhe kthehet me vrap në vëndin e tij. Ay rend në kishë dhe e gjen të shoqen tek po vë kurorë me burrë tjetër. Ay e rrëmben të shoqen nga mezi i krushqvet; dhe këtu mbaron kënga e Kostandinit.

“Kjo balladë”, thotë Lambertzi në veprën e tij “Pralla shqiptare“, ka marrë karakter ritual ndër Shqiptarët e Italisë jugore. Këndohet në çdo martesë. Pas gostisë ngrihen prej tryezës gjithë dasmorët, burra e gra, formojnë një rreth, vënë në mest të rrethit dhëndërrin me nuse, dhe duke ardhur rreth çiftit, këndojnë këtë valle, si ç’thuhet në shqip vallja bashkë me këngën që e përcjell. Është një lavdërim poetik i besës së gruas së martuar”.

Kostandini është heroi kryesor i poezis popullore t’italoshqiptarvet. Ay është edhe sot i gjallë nëpër rrëfesat e tyre. Te Hora e Arbreshvet (Piana dei Greci) në Siqeli, dëftojnë edhe sot në kishën e vjetër të Shën Gjergjit një vënd të gropur në një gur të shkallës, ku ka shkelur thundra e kalit të Kostandinit, kur ky hyri në kishë për të marrë sërish të shoqen.

Dihet se kënga e Kostandinit të vogël ekziston me të njëjtën përmbajtje edhe në Shqipëri. I ndjeri Prof. Giussepe Scihro, ka qënë i pari që konstatoi këtë paralelë. Në viset veriore shqiptare heroi quhet Aga Ymeri; në Lumë Imer Aga; në Toskëri Ymer Ago; në Jugë, me shqiptimin të y-së dhe të i-së n’i, Imer Ago. Në këtë emër dy pjesësh emëri i vërtetë eshtë Ymer. Aga e Ago janë epiteti i rrjedhur nga titulli social turk aga, titull që u epej oficerave duke filluar prej majorit, si dhe disa funksionarëve civilë.

Titulli aga është i lidhur ndër ne me një pasuri tokësore ose me një gjëndje ekonomike përgjithësisht të mirë të atij që e mban këtë titull aga, kjo dëshmohet edhe nga një vers i varianteve toske, ku thuhet: “Psherëtiti Ymer Agaj!”.

Afërsia që lidh Kostandinin e vogël me variantet e Shqipërisë ësht’ e madhe sidomos midis varianteve italo-shqiptare dhe versioneve toske. Kjo shpjegohet nga origjina më shumë toske e Italoshqiptarvet. Kjo afërsi ësht’ aq e ngushtë, sa nuk kufizohet në disa vija paralele të përgjithshme, por shtrihet dhe në detaje. Kështu shohim gjer verse identike te kënga e Ymer Agos.

Ndryshime themelore pra nuk gjënden as në figurën e heroit, e as në përmbajtje të këngës. Ndryshimet janë ndryshime kronologjie dhe kulture. Në emrat Kostandin i vogël dhe Ago Ymeri ose Ymer Ago pasqyrohen dy epoka të ndryshme kulture dhe influenca e tyre mbi Shqiptarët. Te emëri Ymer me titullin Aga na shohim influencën turke islame: gojëdhëna e vjetër vazhdon të jetojë, por emëri i heroit islamizohet. Heroi vesh rrobën osmane dhe quhet Ymer Ago. Ky emër duhet të jetë pra më i ri se Kostandin i vogël.

Përsa i përket tashti Kostandinit të vogël të Italo-shqiptarvet, Lambertzi  fq. 68 v. vëren që “personi i Kostandinit është një reminiscencë e Mikros  Kostandinos, Kostandinos o Mikros, d.m.th. Kostandin i vogël, i këngëve popullore greke: këtë e muarnë pra italoshqiptarët me vete, me kalimin e tyre prej Moresë për n’Itali. Mikros Kostantinos ësht’ i biri i Perandorit Andrenikos, i kënduar shpeshherë në këngët e Digenis Akritas quhet Adrenikos dhe me që poezia popullore greke i ngarkon Kostandinit po ato aventura si dhe heroit Digenis Akritas, qëndron afër mëndsh që Kostandini i vogël i ynë të jetë një akritikotragudh i një këngë e ciklit të Digenis Akritas. Shqiptarët e Moresë që e prunë në Itali, bënë me të vërtetë disa modernizime: p.sh. Kostandinin e bëjnë të luftojë në shërbim ta Sulltanit” etj.

Në duam pra të përmbledhim shkurtazi ndryshimin midia Konstandinit dhe Ymer Agos, do themi që Konstandini i Italoshqiptarëvet është një emër i sferës kulturore greko-bizantine, Ymer Agua i Shqipërisë një mër i sferës Osmane. Që ka dhe paralele të tjera midis poezisë italoshqiptare dhe greke-bizantine, shpresoj t’a tregoj me një rast tjetër.

Zbuluam pra dy shtrete kronologjike të këngës: një më të vjetër grek-bizantin (Konstandin i vogël) dhe një më të ri turk-islamik (Aga Ymeri, Ymer Ago). Pyesim tani a mund të kënaqemi bashkë me Lambertzin, duke vënë barazimin Konstandin i vogël  Digenis Akritas, d.m.th. duke shikuar burimin e këngës italoshqiptare në poezinë popullore greke-bizantime të Kohes së Mesme. Pyesim mos është Konstandini i vogël vetëm një veshje e krishterë e një figure së vjetër të kohëve pagane, ashtu siç është Ymer Agua rroba islame e heroit të krishterë. Pyesim pra në mund të gjejmë ndonjë formë më të vjetër të kësaj figure.

Për mua një lidhje e këngës së Konstandin-Ymer Agos me mitin e kthimit të Odiseut në Itakë më qe prej kohe i qartë. Tani së fundi shoh te Petrotta, “Popolo, lingua e letteratura albanese” f. 134 se i ndieri Prof. Schiro e paska bashkuar këngën e Ymer Agos me këngën greke moderne “Të njohurit”. /“Hylli i Dritës” vj. 14; Nr. 2-3 Fruer-Mars 1938)

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

17 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

1 day ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

1 day ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

1 day ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

2 days ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

2 days ago