<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Asim Vokshi, komandant i brigadave vullnetare në luftë kundër fashizmit, në Spanjë

Asim Vokshi u lind në Gjakovë, në vitin 1909. ishte djali i Sabrije Vokshit, një grua trimëreshë e Kosovës me prejardhje nga familja e Sylejman Vokshit, komandantit ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mësimet fillore i nisi në qytetin e lindjes në Gjakovë, më 1916-18 dhe i mbaroi në Kolgecaj. Shkollën e mesme e kreu në Shkodër. Ndoqi Akademinë Ushtarake në Itali prej nga u kthye më 1932 me gradën nëntoger. Bashkëpunoi me Ali Kelmendin dhe me  pjesëtarë të rinisë përparimtare të kohës. Në vitin 1935 vendoset ne Tiranë edhe nëna e Asimit, Sabrije Vokshi e njohur si Bije Vokshi, e cila mbante lidhje me lëvizjen komuniste shqiptare të kohës. Duke qenë e edukuar në frymën e pastër atdhetare e revolucionare, Bije Vokshi shtëpinë e saj në Tiranë e kishte vënë në shërbim të Lëvizjes përparimtare, antizogiste.

Në vitet 30-ta të shekullit 20, Asim Vokshi  zhvilloi veprimtari të gjerë aktive, revolucionare dhe mori pjesë në përgatitjen e kryengritjes antizogiste të Fierit më 1935. Në pragun e kryengritjes u arrestua dhe u dënua me burgim. Në bashkëpunim me Vasil Shanton e të tjerë më 1936 nxori revistën me përmbajtje  demokratike ABC.në  Asim Vokshi, i takonte plejadës së të rinjve revolucionar, rini kjo e cila shquhej për trimëri mençuri  dhe vigjilenca kombëtare. Asim Vokshin ishte një i ri me ideale përparimtare. Veprimtaria e tij u ndoq nga spiunet dhe rrjetet e agjenteve te Zogut, i cili e burgosi Asimin, mandej e mbajti syrgjyn ne disa vende te Shqiperise, duke e transferuar kohe pas kohe. Edhe pse ne kushte fort te veshtira, Asimi pervijon punen e tij revolucionare dhe mban kontakte me Ali Kelmendin, Vasil Shanton, Zylyftar Veleshnjen,

Ne vitin 1936, Spanja rrezikon te behet preja e pare e nazifashizmit. Falangjistet e Frankos perkrahen ushtarakisht dhe financiarisht nga Gjermania e Hitlerit dhe Italia e Duqes. Shtetet e fuqishme evropiane si Franca dhe Britania e Madhe me politiken e tyre te mosnderhyrjes miratuan heshturazi robërinë e popullit  spanjoll.

Së bashku me shumë revolucionarë nga Kosova e Shqipëria, si  me  Xhemal Kadën,  Mehmet Shehun, Petro Markon, Justina Shkupin e të tjerë, Asim Vokshi  shkon në Spanjë në vitin 1937, me qëllim për të për të luftuar dhe për ta përmbysur diktaturën e  egër fashiste të Frankos.

Asimi, sapo shleu në tokën e Spanjës, u inkuadrua ne divizionin e internacionalistëve italianë që mbante emrin e heroit kombëtar të Italisë, Gjuzepe Garibaldit dhe ku ne saje te meritave dhe zgjuarësisë se tij arrin të behet komandant i një kompanie garibaldiane. Asimi, i cili kishte kryer edhe akademinë ushtarake, ishte në mesin e komnadosve më të njohur sidomos në vendin e quajtur Fuente del Ebro ku ishin zhvilluar beteja të përgjakshme në mes të internacionalistëve dhe fashistëve të Frankos, të përkrahur nga Gjermania e Hitlerit dhe Italie e Musolinit.

Bie heroikisht në Fuente del Ebro, duke luftuar ballë për ballë forcave mercenare frankiste.. Eshtrat e këtij trimi te madh u treten ne ujerat e rrëmbyeshme te Ebros, ne ato dite te përgjakshme lufte. Ra heroikisht duke luftuar në Frontin e Ebros, në krye të repartit garibaldin që komandonte.

Vullnetarët shqiptarë të Luftës së Spanjes kanë qenë:

Asim Vokshi, Daut Muço Podgorani. Emrush Myftari, Emin Agolli, Fehmi Muço , Faik Dardha, Hamdi Kolonja, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, Iljas Pashaj, Justina Shkupi, Kosta Dhimitri, Kosta Kollumbi, Mane Nishova, Mehmet Shehu, Musa Fratari, Nevruz  Feimi, Petro Marko, Qamil Sherifi, Ramiz Varvarica, Sabri Lumani, Skënder Luarasi, Stevens Thanasi, Stefan Duni, Shaban Basha, Teni Konomi, Thoma Rushano, Thimio Gogozoto, Urfi Agolli, Veli Dedi, Xhafer Miraku, Xhelal Bajrami –Çami, Xhemal Kada,  Omer Puka,  Zef Hoti, Zef Prela, Zihni Murati, Niko Plaku etj.

postbck postbck

Recent Posts

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

    Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar…

1 hour ago

Truri plaket gradualisht: ja çfarë ndodh që në moshën 24-vjeçare

Kur mendojmë për plakjen e trurit, zakonisht imagjinojmë moshën e thyer: kujtesë që dobësohet, reflekse…

2 hours ago

Mbyllur prej 83 vitesh, Muzeu në Londër rihap dhomën sekrete

    Muzeu i Historisë Natyrore në Londër do të rihapë më 16 shtator një…

2 hours ago

Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

    Shumë kohë para se të zbresin, mushkonjat lexojnë sinjalet e trupit tonë nga…

1 day ago

Efektet që nuk i dimë se na sjell shalqiri

    Shalqini është një nga frutat më të preferuara gjatë verës, jo vetëm për…

1 day ago

Si të humbisni peshën e barkut

    Ndër problemet më të mëdha sa i përket peshës tek njerëzit ndër vite…

1 day ago