Hapja e kufijve dhe turizmi i bën shumë njerëz të mendojnë të blejnë shtëpinë e tyre të pushimit në një destinacion me diell. Faqja australiane e krahasimit të çmimeve “Compare the Market” ka publikuar listën e vendeve ku mund të blini një shtëpi pushimi.
Kompania analizoi 50 destinacione të ndryshme nga e gjithë bota dhe i renditi ato bazuar në çmimet, motin dhe sa gjëra mund të bëjë një vizitor atje.
Venecia mban vendin e parë në botë për të blerë një shtëpi pushimi. Venecia është një nga destinacionet turistike më të njohura në botë. Por arsyeja kryesore pse fitoi vendin e parë është sepse ofron shumë gjëra për të bërë por edhe shumë restorante dhe kafene në një zonë relativisht të vogël. Vendi i dytë i takon Paphosit në Qipro.
Qyteti, i vendosur në bregun jugperëndimor të Qipros, ofron një klimë mesdhetare me një temperaturë mesatare prej 19.2 gradë Celsius, por është edhe një nga opsionet më ekonomike, me çmimin mesatar të një shtëpie 2388 euro për metër katror. Në vendin e tretë është Dubai, i cili ofron temperatura të larta (mesatarisht 27.6 gradë Celsius) dhe reshje të pakta shiu. Për më shumë lexoni listën e plotë të 10 vendeve.
Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…
Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…
Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…