Ju njohim më tepër rreth studimit dhe se çfarë thonë autorët e tij.
Një studim i ri sugjeron që konsumi i qumështit mund të ulë nivelet e kolesterolit. Shkencëtarët zbuluan se edhe pse konsumi i qumështit mund të çojë në shtim të masës trupore dhe yndyrës në trup, ai përsëri mund të ulë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës.
Qumështi është një substancë komplekse. Ai përmban 18 nga 20 proteinat thelbësore dhe aminoacidet, por gjithashtu përmban yndyrna të ngopura.
Kjo mund të jetë arsyeja pse përpjekjet për të identifikuar rolin e tij tek sëmundjet e zemrës dhe tek nivelet e kolesterolit, kanë dhënë rezultate kontradiktore. Ju njohim më tepër rreth studimit dhe se çfarë thonë autorët e tij.
Çfarë tregon studimi?
Autorët e studimit dolën në përfundimin se njerëzit që konsumojnë qumësht, kanë nivele më të ulëta të të dy llojeve të kolesterolit dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve koronare të zemrës sesa njerëzit që nuk pinë qumësht.
Pavarësisht kësaj, njerëzit që pinë qumësht kanë masë trupore më të lartë dhe më shumë yndyrë trupore. Këto zakonisht konsiderohen faktorë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare. Autorët e studimit vërejnë gjithashtu se rezultatet kontradiktore të studimeve të mëparshme mund të kenë të bëjnë me faktorë që studimet nuk i kanë matur mirë.
Për shembull, njerëzit që pinë qumësht mund të hanë më shumë gjalpë dhe të pinë më shumë duhan, duke rritur rrezikun e kolesterolit dhe sëmundjeve të zemrës. Nëse studiuesit nuk i marrin parasysh këto faktorë, ata nuk mund të identifikojnë një lidhje midis konsumit të qumështit, kolesterolit të lartë dhe sëmundjeve të zemrës. Studiuesit tregojë se kalciumi dhe laktoza në qumësht mund të rrisin thithjen e kalciumit, e cila zvogëlon nivelet e kolesterolit.
Kalciumi në qumësht mund të rrisë sekretimin e acideve biliare. Këto acide rrjedhin nga kolesteroli në mëlçi, kështu që nëse rritet sekretimi, përqendrimet e kolesterolit mund të bien. Studimi zbulon gjithashtu se njerëzit që pinë qumësht kanë një rrezik 14% më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës.
Por ajo që mbetet ende e paqartë për studiuesit është nëse përmbajtja e yndyrës tek produktet e qumështit është ajo që ul nivelet e kolesterolit apo është ndonjë faktor i panjohur. Megjithatë ata rekomandojnë që të rriturit të konsumojnë 2-3 produkte të qumështit pa yndyrë ose me pak yndyrë, gjatë vakteve.
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…