Yap do të ishte thjesht një nga mijëra ishujt përrallorë që formojnë federatën e quajtur Mikronezi, në Oqeanin Paqësor, po mos të ishte për një nga sistemet e ekonomisë më të çuditshëm në botë. Ndërkohë që tradicionalisht ishujt e Mikronezisë, përpara se të hynin monedhat ose kartëmonedhat e traditës perëndimore, përdornin elementë natyrorë si guaskat e rralla për të tregtuar mes tyre, banorët e Yap disa shekuj më parë vendosën rrugën më të vështirë dhe veçantë, disa monedha guri që mund të peshojnë edhe 8 tonelata. Bëhet fjalë për monedhën rai, padyshim më e rënda në botë, e cila ende ka vlerë ligjore në ishull. Historia e saj është po aq e veçantë. Materiali i këtyre monedhave është e përbërë nga kristale aragoniti, një material që nuk gjendet në ishull, por që banorët e Yap zbuluan që gjendej në ishullin e Palau, 450 kilometra larg. Rai përdorej veçanërisht për blerje të kushtueshme, si tokë, shtëpi dhe për të krijuar aleanca familjare ose festuar martesa.
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…