<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Dhimbjet e kyçeve/ Ushqimet që nuk duhet të hani

Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës, sepse lëvizja është e domosdoshme për çdo aktivitet të ditës. Përveç aktivitetit fizik, ushqyerja është një nga faktorët lehtësues ose rëndues të këtij problemi. Lajmi i mirë është se njeriu mund të shmangë disa ushqime dhe pije që shkaktojnë inflamacion duke pakësuar kështu dhimbjen.

Cilat Janë Produktet Që Duhet Të Shmangni Për Dhimbjet e Kyçeve
Ushqimet dhe pijet e mëposhtme për fat të keq janë pjesë e regjimit ushqimor të kohëve moderne. Shmangia e tyre është e vështirë, por jo e pamundur.

Sheqernat e Shtuar
Trupi ka nevojë për sheqer, por në kohët e sotme çdo ushqim i përpunuar përmban sheqer. Ai ndërvepron me yndyrnat dhe proteinat në trup dhe shkakton inflamacion. Ekspertët këshillojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe konsumin e madh e të tepruar të frutave, që ndonëse kanë sheqer, ofrojnë edhe fibër, ushqyes të tjerë dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin.

Kripa
Kripa është problematike sepse nxit akumulimin e ujit në trup dhe rrit tensionin e gjakut. Mirëmbajtja e ekuilibrave të lëngjeve në trup është thelbësore për lubrifikimin e kyçeve. Kripa e tepërt shkakton enjtje që më pas nxit dhimbjet e kyçeve.

Yndyrnat e Ngopura
Sipas informacioneve, njerëzit duhet të shmangin yndyrnat e ngopura për shumë arsye. Ato rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës por u bëjnë dëm edhe kyçeve. Ekspertët thonë se konsumi i kufizuar i këtyre yndyrnave ul inflamacionin. Nëse vuani nga dhimbjet e kyçeve, qëndroni larg:

-ushqimeve të skuqura,

-mishit të kuq,

-ëmbëlsirave industriale.

Ushqime të mira për kyçet janë:
-spinaqi,

-kinoa,

-thjerëzat

-fasulet

Karbohidratet e Përpunuara
Mielli i bardhë që blejmë në market, është një nga shembujt më të mëdhenj të karbohidrateve të përpunuara. Ai ka një nivel të lartë glicemie dhe rrit sheqerin në gjak.Ai gjendet në absolutisht çdo produkt ushqimor, por mjekët këshillojnë konsumin më të lartë të drithërave të papërpunuara.

postbck postbck

Recent Posts

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

54 minutes ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

1 hour ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

18 hours ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

20 hours ago

Si ta kuptoni se a ju dhemb veshka apo pjesa e poshtme e shpinës?

    Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…

20 hours ago

6 mënyra për të ngrohur një dhomë pa ngrohje

    Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…

20 hours ago