<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Cila ka qenë lufta më e shkurtër në histori?

Kur forcat e Mbretëreshë Viktorias së Mbretërisë së Bashkuar u përballën me Zanzibarin, sot pjesë e Tanzanisë, territor i vogël në syrin e fuqive të mëdha që kolonizuan pjesë të kontinentit të zi. Në 1896 Zanzibari kishte një pseudo-pavarsi. Pavarsisht se kishte një sulltan ishte nën protektoriatin e Mbretërisë së Bashkuar.

Dy ditë para betejës së shkurtër në 25 gusht vdiq sulltani Hamad ibn Thuwaini, i cili pranonte tutelën angleze. Po atë ditë, kushëriri i të vdekurit, Khalid ibn Barghash u vetëshpall sulltan i Zanzibarit duke anashkaluar marrëveshjen se autoritetet britanike duhet të miratonin monarkun e ri. Khalid ibn Barghash-i ishte kundër dominimit britanik, çka tensionoi situatën.

Mbretëria e Bashkuar kërkoi që sulltani i vetëshpallur të hiqte dorë menjëherë. Britanikët mbështesnin një tjetër kandidat, më të butë, Hamud ibn Muhammad-in. Mëkëmbësi i ri nuk pranonte të hiqte dorë dhe nuk ia vuri veshin paralajmërimeve të fuqisë kolonizuese. Në 27 gusht 1896 hyri në selinë e qeverisë së Zanzibarit dhe siguroi se do t’u bënte ballë trupave kolonizatore që kërcënonin për ta rrëzuar. Rojet e pallatit u përgatitën për t’u përballur me sulmet britanike dhe vunë në dispozicion artilierinë dhe synuan plazhin, ku gjendeshin disa anije të armatës mbretërore të Mbretëreshë Viktorias.

Gjithashtu mobilizuan civilë dhe arritën të krijojnë një ushtri prej 2800 forcash. Britanikët reaguan dhe i ndërmorën këto veprime si akte lufte; armatosën 2 anije dhe iu drejtuan selisë së qeverisë si dhe hodhën në veprim 150 marinarë për të filluar sulmin. Sipas fletoreve të bordit sulmi filloi në orën 9:02 të 27 gushtit me anijet që hapën zjarr mbi selinë e qeverisë së Zanzibarit, mbi të cilën ra një shi bombash dhe u shkaktua një zjarr. Artilieria e topat e sulltanit u shkatërruan plotësisht.

Britanikët fundosën edhe anije të forcave rivale dhe ndërmorën një sulm këmbësorie. Kur sulmi i forcave mbi pallat po afrohej, forcat e Khalid ibn Barghash-it ngritën flamurin e bardhë në 9:40. Pas këtyre minutave të bombardimit sulltani rebel u arratis dhe kërkoi azil në konsullatën gjermane. Mbretëria e Bashkuar vendosi dominimin e saj mbi këtë vend të vogël falë një lufte që mezi zgjati 38 minuta, lufta më e shkurtër në histori. Rreth 500 njerëz burra dhe gra zanzibarianë vdiqën ose u plagosën gjatë bombardimeve. Nuk njihet numri i saktë i luftëtarëve por dihet se ushtria e Khalid-it u shpërbë. Nuk pati të vdekur mes britanikëve, por një rreshter i forcave detare u plagos rëndë.

postbck postbck

Recent Posts

Pse në vitin 1816 nuk kishte verë? Katastrofa klimatike që ndryshoi historinë e njerëzimit

  Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…

4 hours ago

Shenjat që tregojnë se keni mungesë magnezi

    Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…

4 hours ago

Mollët apo dardhat? Cili frut ndikon më pak në sheqerin në gjak te personat me diabet?

] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…

5 hours ago

Kur shqiptarët luftuan kundër shqiptarëve: Përçarjet që i kushtuan shtrenjtë kombit

Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…

5 hours ago

Nëse vëreni se dikush sillet kështu, reagoni menjëherë: Mund të jetë shenjë e tumorit në tru

    Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…

6 hours ago

A zgjoheni shpesh gjatë natës? Trupi mund t’ju tregojë diçka që nuk duhet ta injoroni

    Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…

6 hours ago