“Njeriu i çeliktë” dridhej kur vinte fjala tek udhëtimi me avion

Diktatori sovjetik nuk udhëtoi më kurrë me avion. Çërçilli u detyrua të fluturojë për në Moskë, për një takim të rëndëshëm në vitin 1944, dhe Ruzvelti i sëmurë kreu udhëtimin e gjatë deti në Jaltë të Krimesë në vitin 1945, për shkak se udhëheqësit e vendeve aleate e dinin se nuk do të bindnin kurrë Stalinin, për të fluturuar në ndonjë vend tjetër

Njeriu i çeliktë, nuk ishte i tillë kur vinte puna që do të udhëtonte me avion. Kjo fobi e tij, mund të jetë përkeqësuar pas vitit 1935, pas aksidentit tragjik që përfshiu shkrimtatin e njohur rus Maksim Gorki, kur një aeroplan luksoz tetë-motorësh, me një kinema dhe bibliotekë në bord, po fluturonte mbi Sheshin e Kuq në mënyrë triumfale, derisa një biplan u përplas me të tek krahu i djathtë.

Për të udhëtuar nga Moska në daçan e tij jashtë qyteti, ai preferonte autokolonën me makina, ndërsa kreu udhëtime të gjata me tren, i shoqëruar nga ushtarë të armatosur. Stalini ra dakord që të fluturonte vetëm një herë, për të marrë pjesë në konferencën e Teheranit në vitin 1943, ku takoi kryeministrin britanik Çërçill dhe presidentin amerikan Ruzvelt.

Ai do të kishte preferuar, që edhe në atë rast të udhëtonte në rrugë tokësore, por asokohe, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, nuk ekzistonin rrugë të tilla. Dy avionë “Douglas DC-3” të montuar në Bashkimin Sovjetik u bënë gati për fluturim, por Stalini refuzoi të hipte në to,  duke preferuar avionin amerikan të transportit “Lend-Lease C-47”.

Marshalli i Flotës Ajrore Aleksandër Golovanov, komandant i Armatës së XVIII Ajrore, u zgjodh të pilotonte avionin, por në momentin e fundit, Stalini zgjodhi të marrë një aeroplan tjetër, i pilotuar nga një ushtarak relativisht i panjohur, nënkolonel M. Graçev.

Logjika e tij? “Më mirë për të udhëtoj me Graçevin. Marshallët janë me shumë efektivë të ulur prapa një tavolinë, sesa në kontrollin e një avioni. Do të jetë më e sigurtë në këtë mënyrë!”.

Fluturimi kaloi me sukses, por u raportua se Stalini ishte tensionuar dhe tmerruar gjatë turbulencave ajrore. Graçev mori një shtrëngim të ngrohtë duarsh nga Stalini, promovim dhe medaljen e heroit të Bashkimit Sovjetik.

Megjithatë, diktatori sovjetik nuk udhëtoi më kurrë me avion. Çërçilli u detyrua të fluturojë për në Moskë, për një takim të rëndëshëm në vitin 1944, dhe Ruzvelti i sëmurë kreu udhëtimin e gjatë deti në Jaltë të Krimesë në vitin 1945, për shkak se udhëheqësit e vendeve aleate e dinin se nuk do të bindnin kurrë Stalinin, për të fluturuar në ndonjë vend tjetër. 

postbck postbck

Recent Posts

Pashko Vasa, nga nëpunës i britanikëve te zyrtar osman! Kush është rilindasi që tërë jetën ia kushtoi çështjes së çlirimit të Shqipërisë

Më 17 shtator 1825 u lind në Shkodër shkrimtari, poeti dhe publicisti i Rilindjes Kombëtare…

5 hours ago

Fundi tragjik i dashurisë mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan! Historia e panjohur e dijetarit shqiptar

Armenia e re, nuk mundi ta harronte Shemsedin Samiun, duke u kthyer kështu në Stamboll,…

6 hours ago

Seit Frashëri, mik dhe shok armësh me Avni Rustemin

Nga Artur Ajazi Dangëllia, zona më e begatë e Përmetit, është përmendur gjithmonë për patriotizëm.…

6 hours ago

Luf’ta e Spanjës/ Përse shkuan 70 vullnetarë nga trojet shqiptare, ja ana e panjohur e Mehmet Shehut

Nga Xhevdet Shehu Lufta e Spanjës dhe vullnetarët shqiptarë Në kalendarin e datave përkujtimore ka…

7 hours ago

“National Geographic”, më 1980: Shqipëria, e vetme përballë botës

Teksti dhe fotografitë: Mehmet Biber (reportazh i botuar në revistën National Geographic – vëll. 158, nr. 4,…

7 hours ago

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video)

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video) https://www.youtube.com/watch?v=PeGFbxgiy3M&ab_channel=FMImagesAlbania

1 day ago