Momçillo Gavriç ishte ushtari më i ri në Luftën e Parë Botërore. Ai lindi më 1 maj 1906, në një fshat pranë qytetit të Loznicës në Serbinë perëndimore, si fëmija i 8 nga 11 gjithsej. Në fillim të luftës së madhe në gushtin e vitit 1914, ushtarët austro-hungarezë i ekzekutuan prindërit, dhe 7 nga vëllezërit e motrat e tij, gjatë një bastisje që e rrafshoi tërësisht fshatin e tij.
Ai i mbijetoi sulmit, dhe u largua për të kërkuar ndihmë. Vrapoi drejt Divizionit të Gjashtë të Artilerisë së ushtrisë serbe, që në atë moment ishte vendosur në malin Guçevo pranë fshatit të tij. Ai u pranua nga divizioni si një jetim lufte, dhe si kujdestari i tij u caktua ushtari Millosh Misoviç.
Djali tregoi vendndodhjen e austro-hungarezëve atë mbrëmje, dhe iu dha mundësia e kontrollit të goditjes së njërit prej topave, gjë që u cilësua si një akt hakmarrjeje personale për shfarosjen e familjes së tij. Ai u quajt “Biri i Divizionit”. Pas asaj ngjarje, ai mori pjesë në Betejën për Malin Cer, e cila nisi më 15 gusht 1914 dhe zgjati plot 9 ditë.
Ishte fitorja e parë zyrtare e aleatëve të luftës, dhe ku u rregjistrua edhe luftimi i parë ajror në atë luftë. Ajo betejë pati më shumë se 15.000 ushtarë të vdekur, dhe 50.000 të tjerë të plagosur dhe të kapur rob në të dy kampet. Humbjet e ushtrisë austro-hungareze, ishin shumë më të mëdha se sa kundërshtari serb, dhe të mbijetuarit u dërguan sërish në Bosnjen e kontrolluar nga Austria, nga ku ishte pozicioni i tyre fillestar për pushtimin.
Pasi i mbijetoi edhe Betejës së Cerit, Momçillo Gavriç u gradua në rangun e togerit, dhe iu dha uniforma e duhur ushtarake. Në moshën 8-vjeçare, ai ishte ushtari më i ri në Luftën e Parë Botërore, dhe togeri më i ri në histori. Pas një fushate tjetër ushtarake kundër Serbisë, në vjeshtën e vitit 1915, e njohur si ofensiva Makensen, rezistenca serbe u shtyp.
Serbia u pushtua nga forcat e përbashkëta të ushtrive austro-hungareze, gjermane dhe bullgare, por qeveria dhe ushtria serbe refuzuan të kapitullonin. Alternativa ishte një tërheqje e madhe të mbetjeve të ushtrisë serbe përmes maleve shqiptare, me qëllim shkuarjen në territorin e kontrolluar nga aleatët në Greqi, në dimrin e vitit 1915.
Ngjarja historike shpesh njihet si “Golgota Shqiptare”, e cila ilustron tmerret e tërheqjes më këmbë gjatë stinës së dimrit. Korpusi i Gavriç e kaloi Shqipërinë me shokët e tjerë të armëve, dhe për këtë iu dha një medalje trimërie si një përkujtim për përpjekjet e tij.
Pretendohet se gjatë tërheqjes kujdestari dhe miku e tij, Millosh Misoviç, u rrëzua për shkak të lodhjes dhe i kërkoi Gavric të vazhdonte pa të. Djali refuzoi dhe u ul pranë pranë mikut të tij në dëborë, një gjest që i dha Misoviç forcën për të vazhduar.
Në Selanik, Gavriç u dërgua në një program shkollor të ç’rregullt, në të cilin ai kapërceu me shpejtësi 4 klasat e arsimit fillor. Pasi ushtria serbe e rimori veten, ai u rikthye në radhët e saj, duke marrë pjesë në Betejën e Kajmakalanas në vitin 1916.
Gjatë kësaj ngjarjeje të veçantë, ai u prit nga komandanti serb, Zivojin Misiç dhe u promovua në gradën e rreshterit. Urdhri u lexua me zë të lartë në të gjithë divizionin, pasi Misiç u habit nga guximi i një djali 10-vjeçar, dhe këmbënguli që ai të shërbejë si një shembull për pjesën tjetër të trupave.
Gavriç u plagos disa herë gjatë shërbimit të tij, por vazhdoi të kthehej në llogoren e luftës, deri në fund të çlirimit të Serbisë dhe vetë luftës. Ai dëshmoi krijimin e një shteti të ri, Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, që më vonë u quajt Mbretëria e Jugosllavisë.
Pas luftës, iu dha një bursë për të studiuar në Britaninë e Madhe, si pjesë e një programi ndihme për jetimët e luftës. Gavriç përfundoi studimet në Shkollën Henru Rajt në Fejvërsham të Kentit, ku u diplomua në vitin 1921. Më pas u rikthye në Serbi dhe u bashkua me 3 vëllezërit e tij që i kishin mbijetuar luftës.
Në vitin 1929, pati një incident, pasi ai pretendoi se kishte qenë pjesë e ushtrisë serbe gjatë Luftës së Madhe. Oficerët refuzuan të besonin, dhe u përpoqën ta detyronin të pranonte se po gënjente. Ai nuk pranoi të tërhiqej nga pretendimi i tij, ndaj u burgos për 2 muaj e gjysmë. Duke qenë se ky incident përfshiu periudhën e tij si rekrut, pas burgut ai vazhdoi të shërbejë në ushtri për 1 vit.
Kur u largua nga ushtria, Momçillo u kthye në Beograd ku mësoi artin grafik, mori një patentë shoferi, u martua dhe gjeti një punë në fabrikën e letrës “Vapa”. Punoi atje deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kur dhe u rekrutua në Ushtrinë Mbretërore Jugosllave.
Gjatë fushatës së shkurtër pas së cilës Gjermania naziste pushtoi Jugosllavinë, regjimenti i tij u kap rob, por ai arriti të shpëtonte. U vendos për një fare kohe në Beograd, duke punuar si ndihmës i një zejtari hebre që kishte arritur të shmangte për momentin dëbimin. Por në vitin 1943, Gavriç dhe punëdhënësi i tij u dërguan në kampin e përqëndrimit në Banjica, pranë Beogradit.
Megjithatë, një drejtues i policisë, i cili ishte bashkëpunëtor i nazistëve, i shprehu lëvdatat e tij për heroin e vogël të Luftës së Madhe, dhe vendosi ta lirojë atë. Duke qenë i favorizuar, ai i dha Gavriçit dënimin e tretë menjëherë pas luftës, kur ai vetë u akuzua për bashkëpunim nga regjimi i sapoformuar komunist.
Fatmirësisht, arriti të shmangë persekutimin, duke e kaluar në paqe pjesën tjetër të jetës së tij. Vdiq në Beograd vitin 1993, në moshën 87 vjeçare. Për Momçillo Gavriç u ngrit një përmendore në ishullin e Korfuzit në Greqi, dhe së fundmi një monument tjetër në Beograd. Gjithashtu, një rrugë në qytetin e Loznicës mban emrin e tij.
Burimi: WarHistory Online Bota.al
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…