<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Harrojeni ‘mitin’ që ngrënia e çokollatës shkakton akne

Çokollata nuk shkakton akne. Aknet shkaktohen nga aktiviteti i tepërt i gjëndrave dhjamore. Gjëndrat dhjamore janë gjëndra mikroskopike të lidhura me gjëndrat e qimeve.

Detyra e tyre është të sekretojnë vajin e lëkurës (sebum-in), i cili “udhëton” lart në boshtin e qimeve dhe del në lëkurë për të ‘izoluar’ trupin nga uji. Nëse gjëndrat sekretojnë shumë yndyrë të lëkurës, kanali përgjatë boshtit të folikulit të qimeve bllokohet.

Si rezultat, grumbullim i vajit të lëkurës dhe qelizave të vdekura bëhet në gjëndrat dhjamore dhe ato të qimeve. Kjo masë e ndenjur dhe e bllokuar pak nën sipërfaqen e lëkurës infektohet me baktere dhe kthehet në puçërr.

Gjëndrat dhjamore përshpejtojnë sekrecionet e tyre në përgjigje të niveleve të larta të hormoneve seksuale, të cilat janë të pranishme kryesisht gjatë fazës së pubertetit. Shkaktarët e akneve pra janë: 1) hormonet e ngritura seksuale, 2) gjëndrat dhjamore që janë tepër të ndjeshme ndaj hormoneve seksuale dhe 3) prania e baktereve që përfitojnë nga situata.

Çokollata nuk ka asnjë efekt në akne, sipas një studimi të bërë nga Dr. James E. Fulton. Ai ndau 65 ‘subjekte’ me akne të lehta në dy grupe. Njëri grup kishte njerëz që hanin copëza çokollate dhe tjetri kishte njerëz që hanin ‘copëza’ që dukeshin si çokollatë, por nuk kishin përmbajtje të saj. Në fund, nuk kishte asnjë ndryshim në puçrrat e asnjërit prej këtyre dy grupe njerëzish.

Çokollata nuk ka asnjë efekt në akne. Foto: Public Domain, source: HHS.

Edhe pse çokollata nuk ndikon në akne, ngrënia e saj ngre nivelet e hormoneve seksuale, gjë që do të përkeqësojë aknet. Për shembull, përdorimi i terapisë zëvendësuese të testosteronit për të rritur nivelet anormalisht të ulëta të testosteronit mund të përkeqësojë aknet.

Për gratë, menstruacionet çojnë në luhatje të niveleve të hormoneve dhe për këtë arsye mund të përkeqësojnë aknet. Për shkak të tre faktorëve që kombinohen për të shkaktuar aknet, trajtime të ndryshme funksionojnë duke adresuar një ose shumë prej këtyre faktorëve.

Disa trajtime ulin nivelet e hormoneve seksuale, ndërsa të tjera vrasin bakteret. Gjithashtu, disa trajtime funksionojnë duke zgjeruar boshtet e folikulit për të reduktuar bllokimin.


Marrë nga: Science Questions with Surprising Answers
Nga: Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në West Texas A&M University.
Përkthyer nga: Shkendije Berisha 

postbck postbck

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

2 days ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

2 days ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

2 days ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

2 days ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

2 days ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

2 days ago