LAS VEGAS
Gjeniu boshatis bankat në Las Vegas.
Pak orë nga ajo që nesër do të ishte ditëlindja e 140-të e piktorit kubist, 11 vepra të nënshkruara prej tij u shitën për 109 milionë dollarë, shumë përtej vlerësimeve origjinale.
Me të mbërritur nga Londra, presidenti i ”Sotheby’s”, Oliver Barker, zhvilloi ankandin për 45 minuta.
Punimet u ofruan nga MGM Resorts, pronari aktual i një prej tempujve të lojërave të fatit që ishte sfondi i një vjedhjeje të famshme të artit në filmin “Ocean’s Eleven”.
Me të ardhurat nga ankandi, MGM Resorts planifikon të diversifikojë koleksionet e tij duke blerë vepra nga gra, artistë me ngjyrë dhe pakica të tjera, në përputhje me atë që shumë muzeume amerikane kanë bërë për muaj të tërë.
Të 11 veprat e Pikasos ishin pjesë e koleksionit të mbledhur në 20 vjet nga Wynn dhe gjysma e tyre u ekspozuan në restorantin e hotelit me emrin Pikaso.
Për ”Sotheby’s” ishte hera e parë që një ankand në Amerikën e Veriut ishte zhvilluar jashtë selisë qendrore të Nju Jorkut, në York Avenue.
Koleksioni mbulonte mbi 50 vjet prodhime artistike nga mjeshtri i “Guernica”-s.
Çmimi më i lartë u vendos nga një pikturë të vitit 1938, “Gruaja me një beretë portokalli”, e cila përshkruan ish-të dashurën dhe ish-muzën Marie-Thérèse Walter, që u shit për 40,5 milionë dollarë. /konica.al
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…