Ju me siguri keni vënë re se kur qeni juaj dëgjon ndonjë tingull ose kur i thoni diçka, ai anon kokën anash. Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?
Para së gjithash, qentë tanë duan të na dëgjojnë më mirë. Ata kanë guaska të lëvizshme të veshit dhe kjo u lejon atyre të gjejnë burimin e zërit, transmeton Telegrafi.
Me animin e kokës, qentë furnizohen me informacione shtesë, domethënë lokalizojnë më mirë vendndodhjen dhe distancën e burimit të zërit.
Po kështu, në këtë mënyrë qentë përpiqen të na kuptojnë.
Sipas disa ekspertëve, kafshët tona shtëpiake përpiqen të identifikojnë fjalët ose tonet e njohura që i lidhin me disa gjëra – shpërblime, shëtitje, ushqim.
Muskujt e veshit të mesëm kontrollojnë pjesën e trurit që është përgjegjëse për shprehjet e fytyrës dhe lëvizjet e kokës, ndaj disa ekspertë mendojnë se qentë na dëgjojnë në atë mënyrë dhe kështu komunikojnë me ne.
Përveç kësaj, qentë përpiqen të shohin më mirë shenjat në fytyrën dhe trupin tonë.
Kur bashkëveprojnë me njerëzit, ata përdorin jo vetëm fjalë dhe intonacion, por edhe shprehje të fytyrës, gjuhën e trupit dhe lëvizjet e syve.
/Telegrafi/
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…