<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Trogir, qyteti kroat me emërtim të pastër shqip

Është qytet bregdetar kroat i cili gjendet në zemër të Dalmacisë. Është qytet antik i cili daton tre shekuj para Krishtit. Qyteti i vjetër është i shpallur në vitin 1997 si vlerë e mbrojtur e UNESCO-s. Trogiri sipas statistikës së vitit 2011 i ka 13.200 banorë. Qyteti i vjetër është i ndërtuar sipas stilit barok dhe renesancës, i tërë ndërtimi i takon shekullit 13 dhe 15.

Emërtimi i qytetit mendohet se vjen nga latinishtja e cila është bijë e gjuhës pellazgo-ilire (shqipe), kështuqë në gjuhën latine njihet me emërin TRAGURIUM ose TRA-GURI-UM dhe greqisht njihet me këtë emërtim TRAGURION ose TRA-GUR-ION, që në gjuhën shqipe i bie TRE-GUR-ION (TRE-GURI-JON) ose TRO-GIR. I mbetet gjuhëtarëve që të hulumtojnë mëtej.

Ky emërtim është i lidhur drejt për drejtë me TRE lloje të ndryshme të gurëve (mermerëve), këto tre lloje gurësh dallojnë për nga ngjyra.

Është qytet turistik i cili gjendet afër Splitit. Në këtë qytet sot jetojnë 30 – 50 shqiptar të cilët mirren me veprimtari të ndryshme ekonomike dhe veçanërisht me gastronomi dhe me pastiçeri. Është qytet shumë i bukur dhe me dëshmi të kulturës Ilire.

Në foton jam me pronarin e restorantit “Teuta” Z. Henrik Lekaj i cili është me prejardhje nga Hasi i Kosovës, restoranti i tij gjendet mu në qendër të qytetit të vjetër afër Katedrales së qytetit. Z. Lekaj e falenderoj publikisht për mikpritjen dhe informacionin që na i dha për qytetin e Trogir-it.

Është interesant se rreth 3 km larg nga qyteti i Trogir-it gjendet një fshat me emërin ARBANIJA, nga ku në kontakt me banorët e fshatit mendohet se janë vendosur para 300 vjetëve shqiptarët nga trevat e Shqipërisë së sotme. Fshati Arbanija gjendet në ishullin CIOVO. Fshati numëron rreth 250 banorë. Kushdo që është i përkushtuar për gjenezën e shqiptarëve është mirë të vizitohet ky fshat me emërtim tipik shqiptar Arbani./ RRAP LIU/Prointegra

postbck postbck

Recent Posts

Pse shfaqet dhimbja e kokës në anën e djathtë?

  Çështje të ndryshme në tru mund të shkaktojnë dhimbje të njëanshme në kokën e…

12 hours ago

Gjermania prezanton “insektet bionike” për përdorim ushtarak, çfarë janë në gjendje të bëjnë ato

    Në Gjermani janë shfaqur së fundmi disa prototipe të quajtura “insekte bio-elektronike”, të…

12 hours ago

Pranvera po “troket”, si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

  Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga…

12 hours ago

Njihuni me ushqimet që ju mbrojnë sytë

  Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën…

13 hours ago

Leukoplasti inteligjent zbulon alergjitë para se të shfaqen simptomat

  Një pajisje që vendoset në lëkurë mund të paralajmërojë personat me alergji ushqimore para…

13 hours ago

Si po ndikon lufta në shëndetin mendor të të rinjve

  Lufta nuk lë gjurmë vetëm në ndërtesa dhe kufij. Ajo lë gjurmë të padukshme…

13 hours ago