1922/Shqipëria përpiqej të dërgonte libra e mësues për të rinjtë jashtë vendit
Shqipëria u anëtarësua në Lidhjen e Kombeve në dhjetor të 1920 dhe pas vendimit përfundimtar të Konferencës së Ambasadorëve shteti shqiptar u angazhua plotësisht për njohjen e qeverisë dhe gjetjen e mundësive ekonomike për ndërtimin e shtetit.
Por krahas këtyre përpjekjeve për të marrë pjesë në panaire ndërkombëtare e për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj.
Shumë domethënëse janë përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme për të siguruar libra për mësimin e gjuhës shqipe dhe mësues të gjuhës shqipe për të rinjtë shqiptarë jashtë vendit, të cilët shihnin tek shteti shqiptar një burim të sigurtë mbështetjeje në përpjekjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar.
Gjatë korrespondencës mes konsullatave në Sofje dhe Stamboll vihet re gatishmëria e shtetit për arsimin e të rinjve jashtë.
“Detyra më e madhe e shenjtë e ministrisë sonë por edhe e shtetit asht që populli të ketë nji kulturë komtare, asht që populli të ndiejë se asht shqiptar; kët qëllim përpiqemi t’a arrijmë me të vetmin mjet që kemi, d.m.th me shkolla”, thuhet në një letër që ministri i Arsimit i kohës i dërgonte ministrit të jashtëm.
Sipas tij në Stamboll të Turqisë kolonia e atij qyteti ka mbajtur shkollat me mjete private, por për shkak se nuk munden më nevojiteshin 11.500 franga ari. Në Jugosllavi nga një shkollë në Shkup, Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë e Dibër, ndërsa në Çamëri të Greqisë duheshin dy shkolla.
Ndërsa në letrën e dërguar ndaj ministrisë së Jashtme nga shqiptarët e Bullgarisë thuhet se që në kohërat e Ali Pashë Tepelenës në Sofje jetonin shqiptarë të emigruar nga Vithkuqi i Korçës. Për ta dhe të tjerë të ardhur më pas kërkoheshin me patjetër shkollë e libra shqip, pasi rrezikonin të asimiloheshin.
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…