<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse nuk duhet të përtypni akull kurrë? Ja çfarë thonë dentistët

Pagofagia mund të jetë rezultat i një çrregullimi në të ngrënë, i cili i detyron njerëzit të hanë gjëra që nuk konsiderohen ushqim, të tilla si akulli, papastërtia, pluhuri ose flokët.

Një dentist ka zbuluar arsyen pse nuk duhet ta përtypni kurrë akullin me dhëmbë. Përveç faktit që është irrituese për njerëzit përreth jush, nëse bëhet zakon, përtypja e akullit mund të shkaktojë një sërë problemesh, shkruan lajmi.net.

Përtypja e akullit madje mund të jetë një shenjë e një problemi të shëndetit mendor. Matthew Cooke, Profesor i Stomatologjisë dhe Anesteziologjisë Pediatrike, Universiteti i Pittsburgh Health Science, tha se prindërit dhe të rriturit shpesh pyesin nëse përtypja e akullit është diçka e sigurt për shëndetin.

Ai tha: “Pavarësisht nga shkaku, ky është një zakon që dueht hequr. Përtypja e akullit është diçka e keqe për shëndetin oral dhe mund t’ju kushtojë shumë para.”

Përtypja e akullit mund të shkaktojë çarje në smaltin e dhëmbëve, tha Prof Cooke, duke i bërë dhëmbët më të ndjeshëm. Gjithashtu ky veprim mund të thyejë pjesë të dhëmbëve, duke shkaktuar një vrimë që përveçse duket keq nga pamja e jashtme, mund të bëhet edhe shkak për dëmtimin e dhëmbëve të tjerë.

“Në varësi të problemit, riparimi mund të kërkojë një mbushje të thjeshtë ose edhe anestezi për ndërhyrje,“- tha Prof Cooke.

Kur dikush nuk mund të ndalojë së ngrëni akull, atëherë ai vuan nga “pagofagia”. Pagofagia mund të jetë shenja paralajmëruese e një gjendjeje shëndetësore, shpjegon “Healthline”.

Pagofagia mund të jetë rezultat i një çrregullimi në të ngrënë, i cili i detyron njerëzit të hanë gjëra që nuk konsiderohen ushqim, të tilla si akulli, papastërtia, pluhuri ose flokët.

Si mund të ndaloni së ngrëni akull?

Ka disa mënyra për të hequr qafe këtë zakon, thotë Prof Cooke. Ai sugjeron:

Shkrijini kubet në gojë: Në vend që t’i shtypni, provoni t’i mbani në gojë dhe t’i lini të shkrijnë.

Ndaloni së konsumuari akull: Nëse nuk është në gotën tuaj, atëherë nuk mund të tundoheni. Në këtë mënyrë, do të shmangni edhe bakteret që mund të gjenden tek akulli.

Zgjidhni alternativa të tjera më të buta: Zëvendësimi i kubeve të zakonshëm me akulli të thërrmuar, mund t’ju ndihmojë. Mundohuni të kufizoni ose shmangni akullin e aromatizuar, sepse ka shumë sheqer, i cili është i keq për dhëmbët.

Bëni diçka më të shëndetshme: Ngrënia e karotave të papërpunuara, mollëve të prera në feta ose frutave dhe perimeve të tjera të freskëta mund t’ju ndihmojë. Këto ushqime mund të kënaqin dëshirën tuaj për tu përtypur, duke stimuluar rrjedhjen e pështymës, e cila mbron gojën tuaj. Materiali fijor gjithashtu mund të ndihmojë në mbajtjen e dhëmbëve të pastër.

postbck postbck

Recent Posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

3 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

5 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

5 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

5 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

6 hours ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

6 hours ago