<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kjo kafshë mund të jetë shpëtimtare për njerëzimin, qumështi i “Platypus” është burimi i një proteine që mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve

Qumështi i kësaj krijese e quajtur në latinisht “Platypus” është burimi i një proteine që mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve, sipas një grupi shkencëtarësh në Australi. Përdorimi në rritje i antibiotikëve gjatë shekullit të kaluar ka ngritur shqetësime në lidhje me rezistencën nga antibiotikët të mikrobeve. Kërkimi për alternativa ndaj antibiotikëve e çoi këtë grup shkencëtarësh tek kjo kafshë e çuditshme dhe e vogël. “Platypus” është pjesë e një grupi të vogël kafshësh të quajtur “monotremes”, gjitar primitiv, i cili bën vezë dhe njëkohësisht prodhon edhe qumësht për të ushqyer të vegjlit. Nëse nuk e keni parë një, platypus ka një sqep të ngjashëm me një rosë, trupin e një brejtësi dhe bishtin e një kastori. Ata janë gjithashtu helmues. Platypus nuk ka thith, ndërsa qumështin e nxjerr nga lëkura në formë djersitjeje nga ku pinë të vegjlit. Dr. Julie Sharp, një nga studiuesit e përfshirë në studim, tha në një njoftim për shtyp se kjo është arsyeja pse ata besonin se qumështi krijesës përmbante një proteinë me karakteristika mbrojtëse antibakteriale. Në një letër të botuar në “Communications Biology Structural”, shkencëtarët thanë se forma unike e proteinës mendohet të jetë përgjegjës për rezistencën ndaj baktereve. Ata madje e krijuan proteinën “Tempulli Shirley”. “Megjithëse kemi identifikuar këtë proteinë shumë të pazakontë, si vetëm ekzistues në monotremë. Ky zbulim rrit njohuritë tona për strukturat e proteinave në përgjithësi dhe do të vazhdojë të ndihmojë në punën tjetër të zbulimit të ilaçit”, shkruante Dr. Janet Newman, autori kryesor i studimit. Që nga janari 2018, infeksionet rezistente antibiotike ishin të pranishme në çdo vend, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Pacientët me infeksione të shkaktuara nga bakteret rezistente ndaj barnave janë në rrezik më të madh për rezultate më të këqija klinike dhe vdekje. Sëmundjet e trajtuara më parë si malaria, tuberkulozi dhe gonorreja, kanë treguar rezistencë ndaj ilaçit në disa raste, sipas OBSH.

postbck postbck

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

20 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

21 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

21 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

21 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

22 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

22 hours ago