<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë

“Ne zbuluam se toka e kishës përbëhet nga gurë të vegjël të bashkuar, të cilët ishin të mbuluar me mozaik të stolisur me motive gjeometrike”, tha Altin.

Një kishë që daton 1.600 vjet më parë u zbulua në qytetin e lashtë Priene që përfshihet në Listën Tentativë të UNESCO-s dhe ndodhet në provincën Aydin të Egjeut në Turqi, raporton Anadolu Agency.

Ali Altin, një akademik në Universitetin Uludag të Bursës për AA tha se kisha ndoshta ka qenë më e hershmja në rajon dhe ndryshe nga kishat dhe tempujt e tjerë të zbuluar më parë, ajo u ndërtua për adhurim masiv nga komunitetet e para të krishtera në rajon.

“Ne zbuluam se toka e kishës përbëhet nga gurë të vegjël të bashkuar, të cilët ishin të mbuluar me mozaik të stolisur me motive gjeometrike”, tha Altin, dhe theksoi se muret e brendshme të ndërtesës ishin të mbuluara me piktura për së gjati.

Altin shtoi se: “Këto piktura murale përbëhen nga disa shtresa të ndryshme, gjë që na tregon se kisha është përdorur duke filluar nga fazat e para të periudhës së krishterimit të hershëm deri në periudhat e vona të epokës bizantine”.

E vendosur në një zonë të përdorur si varreza, kisha në formë drejtkëndore është e njohur edhe si “Pompei i Anadollit” dhe me rëndësi të madhe për t’u ndërtuar nga komuniteti i parë i krishterë në Priene, siç zbulojnë studimet.

Gërmimet në qytetin e lashtë filluan nga arkeologët gjermanë në vitin 1895 dhe struktura të ndryshme duke filluar nga tempujt, teatrot, një agora, ndërtesa publike dhe dyqane deri në ndërtesa arsimore janë zbuluar që atëherë.

“Priene, e njohur si një rajon ku lulëzuan shkenca dhe artet, ka qenë gjithashtu shtëpia e filozofit të famshëm grek Bias i Priene, një nga Shtatë të Urtët e Greqisë”, tha Altin.

Qyteti antik tërheq vëmendjen me Tempullin e Athinës Polias, një teatër, Tempullin e Demetrës, një shtëpi këshilli, Shenjtërorja e perëndive egjiptiane dhe një kishë bizantine.

postbck postbck

Recent Posts

Një zakon i mëngjesit është çelësi nëse doni të shmangni kapsllëkun

  Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…

21 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

  Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…

1 day ago

Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

  Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…

1 day ago

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

2 days ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

2 days ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

2 days ago