Ura e Terziut gjendet në kilometrin e 7-të të rrugës Gjakovë-Prizren mbi lumin Erenik. Ura është ndërtuar në shek.XVIII nga Esnafi i Terzive në Gjakovë. Objekti përmban në veti elemente të një monumenti kulture me vlera historike, sociale, artistike, arkitektonike dhe kulturore. Ura ka pasur rëndësi të madhe ekonomike sepse ka bërë lidhjet tregtare në mes të vilajeteve brenda Perandorisë Osmane. Vlera arkitektonike e kësaj ure qendron në faktin se është ndërtuar nga gurët vendas dhe përbëhet nga 11 harqe të madhësive të ndryshme, gjysëm-rrethor dhe dhjetë dritareve shkarkuese (qemer) në mes tyre. Ura është e gjatë 192.8, gjerësia 5.0 dhe 5.1. Ura mund të quhet fenomen ndërtimi për kohën kur është ndërtuar për shkak të mundesive financiare dhe paisjeve të pakta teknologjike të kohës, të ndërtuar nga mjeshtër të zotë dhe me pervojë. Restaurimi i fundit i urës është bërë në vitin 1982 nga Enti Krahinor i Prishtinës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës. Gjendja e urës është e mirë, por mungon mirëmbajtja e përhershme. /Monuments of Albania
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…