<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Një grua si Kleopatra, shpenzoi një pasuri për të fituar një bast

Ajo është shfaqur në dhjetëra filma të Hollivudit dhe dhjetëra libra, nga biografitë në romanet historike. Gjithmonë e bukur, gjithmonë ekzotike dhe gjithmonë me dekorime të panumërta që zbukurojnë flokët e saj dhe me qepallat e zeza karakteristike që është një nga tiparet e saj kryesore të saj, Kleopatra, ka arritur një lloj “pavdekësie”.

Pra, më shumë se 1.500 vjet para mbretërimit të Elizabetës së I-rë të Anglisë, Kleopatra, një anëtare e dinastisë së famshme Ptolemeu, vërtetoi se gratë ishin të afta të sundonin kombet dhe se ata mund ta bënin këtë me inteligjencë, hir dhe ndonjëherë edhe me barbarizëm.

Një natë, sipas legjendës, Kleopatra vuri bast me Marc Antonio se ajo mund të shpenzonte 10 milionë sesterce (monedhë e lashtë romake), në paratë e sotme nga 10 në 20 milionë dollarë, në një vakt të vetëm.

Kështu ajo i kërkoi stafit që të shërbente një vakt shumë të thjeshtë dhe më pas kërkoi një gotë uthull. Sipas NBC, ajo hoqi njërin nga vathët e saj dhe hoqi gurin që ai kishte brenda. Ajo e hodhi atë në uthull dhe ishte e kënaqur ta shihte se si lundronte dhe shpërbëhej. Pastaj uthullën e piu nga gota, duke provuar si për Marc  Antonion, ashtu edhe për veten se ajo ishte e aftë të bënte pothuajse gjithçka për të fituar qoftë edhe një bast.

Shkrimtari romak Plini Plaku, në fakt, kishte shkruar se është perla më e madhe në të gjithë historinë, duke e përshkruar atë si “një vepër të admirueshme dhe vërtet unike të natyrës”.

Sidoqoftë, historianët modernë shfaqen më skeptikë në lidhje me faktin dhe nëse ai ishte shkencërisht i vlefshëm derisa të testohej përfundimisht teoria dhe të zbatohej në praktikë. Testi konfirmoi se uthulla në të vërtetë shpërndan karbonatin e kalciumit në një margaritar, por ndoshta do të duhej më shumë se një ditë që i gjithë guri të zhdukej.

postbck postbck

Recent Posts

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

19 hours ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

19 hours ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

21 hours ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

21 hours ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

22 hours ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

22 hours ago