Në fillim, gëlltiti një makinë. Disa orë më vonë, 2 godina me tarracë. Në orën 21:00 të 20 janarit 2021, një krater me përmasa 4 m2 u shfaq në Uallmer Strit të Mançesterit, Angli.
Një tjetër gropë thithëse tronditi këmbësorët skocezë, duke gëlltitur një pjesë të shtegut bregdetar midis Disart dhe Uest Uemis më 4 shkurt të këtij viti.
Ndërkohë në fillim të marsit, një gropë në Kumbria u hap poshtë një fermeri që ngiste një biçikletë. Fatmirësisht ai u shpëtua nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital. Dhe këto janë vetëm shembuj të fundit që vijnë nga Britania e Madhe. Hapja e tokës dhe gllabërimi i gjithçkaje që ka sipër saj, është një dukuri mjaft e zakonshme.
Në nivel global, për çdo rritje prej 0.1 gradë Celcius të temperaturës, numri i gropave të tilla shtohet me 1-3 për qind. Një gropë gjigante u hap në Napoli në orën 6:30 të mëngjesit më 8 janar të këtij viti. Ajo ishte 20 metra e thellë dhe 50 metra e gjerë, dhe u shfaq befas në parkun e makinave të Spitalit del Mare.
Ajo gëlltiti një pjesë të madhe të parkut të makinave, shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, dhe detyroi mbylljen e përkohshme të një reparti të spitali për pacientët me koronavirus. Gropa të tilla thithëse janë veçanërisht të zakonshme në Napoli.
Më shumë se 190 të tilla janë hapur në qytet midis viteve 1915-2010, dhe çdo vit ndodhin rreth 2-4 incidente të tilla të mëdha. Një studim i fundit mbi gjeologjinë e Napolit ka identifikuar 9 kisha historike në rrezik të pashmangshëm, dhe 57 të tjera në rrezik potencial për t’u shembur nga hapja e gropave të tilla të mëdha.
Këto gropa nuk janë një fenomen i ri apo edhe i çuditshëm. Ato ndodhin natyrshëm kur mineralet nën sipërfaqen e tokës, shpërndahen gradualisht për shkak të ujit të shiut, duke formuar zgavra. Por këto fenomene të frikshme, po bëhen shumë më të zakonshme nga ndërhyrjet historike të njerëzimit tek toka.
Shtimi i ndërtimeve, minierat e thella, varrosja nën tokë e mbetjeve të ndërtimit dhe ç’është më e rëndësishmja, ndryshimet e klimës që kanë sjellë reshje më të mëdha të shiut, kanë sjellë edhe rritjen anormale të numrit të këtyre gropave.
Shumica e njerëzve nuk e vrasin shumë mendjen për tokën. Zakonisht marrëdhënia jonë me të është njëkahëshe dhe me një objektiv të vetëm:ne synojmë që ta “përmirësojmë” ose ta shfrytëzojmë atë, për të siguruar cilindo shërbim funksional që kërkojmë.
Kështu e shndërrojmë atë në një themel të fortë për ndërtesat, ose e përdorim atë si një burim mineralesh ose uji. Por toka është në fakt një sistem kompleks dhe i mirë-rregulluar, një kombinim i shumë përbërësve – shkëmbinj, minerale, baktere, bimë – që punojnë dhe jetojnë të pavarura, por që ndërveprojnë vazhdimisht me njëra-tjetrën për të krijuar sipërfaqen e ngurtë dhe tokën mbi të cilën jetojmë ne njerëzit.
Prishja e këtyre përbërësve natyralë dhe harmonia e tyre, lejon ndodhjen e rreziqeve natyrore siç janë gropat thithëse. Ne rastin konkret,Ospedale del Mare në Napoli është ndërtuar mbi një shkëmb të quajtur “tefrit fonolitik”. Termi tefrit vjen nga fjala greke tefra, që do të thotë hi. Pra ky është një shkëmb poroz dhe i brishtë me një ngjyrë të veçantë të verdhe-gri.
Ndërtuesit romakë e përdorën për herë të parë këtë shkëmb si gur për ndërtim. Ndër shekujt guroret e shumta të hapura, çuan në formimin e një rrjeti kompleks zgavrash nën qytetin e Napolit, e ngjashme me të cilën mund të shihet në fasadën prej guri të Banjave Sarno në Pompei.
Zgravrat qëndrojnë poshtë një shtrese të sipërme të tokës urbane të përzier me mbeturina dhe rrënoja ndërtimi. Toka e sipërme është e pasur me kalcium, dhe ajo ndërvepron natyrshëm me dioksidin e karbonit e atmosferës, për të prodhuar karbonate shumë të tretshme.
Kjo tokë u bombardua për 3 ditë rresht nga reshjesh e furishme në dhjetor 2020.
U deshën pesë ditë që uji i përmbytjeve të depërtonte në tokë, duke i shpërlarë karbonatet e tretshme, duke e çliruar zgavrën dhe duke shkaktuar hapjen e gropës së madhe. Po si mund të ndalet diçka e tillë?
Gjatë 2 dekadave të fundit, studiuesit janë përpjekur që të krijojnë metoda të reja të inxhinierisë së tokës që përmbush kërkesat e qyteteve, por që nuk prish sistemet natyrore të tokës. Për shembull, studiuesit në Universitetin Stratklajd, kanë përdorur kërpudhave për të formuar rrjete tepër të qëndrueshme komplekse si rrënjë fibrash natyrore në tokë, për ta mbajtur atë të qëndrueshme.
Dhe këto janë fibra që mund të rikuperohen vetë edhe pas dëmtimit. Ndërkohë në Njukasëll, studiuesit po studiojnë baktere të krijuara gjenetikisht nga e para, për ta bërë tokën më të fortë dhe të qëndrueshme. / ScienceAlert – Bota.al
“ …Por edhe prej anës së Sundimtarve duhen Aristida, duhen Mark Aurela, e duhen kujtue…
Deri më tani nuk më është e njohur se ndonjëri nga akademikët shqiptarë nga…
Nga Xhezair ZAGANJORI/ Mes trojeve shqiptare, padyshim që Qarku apo Rajoni i Mitrovicës ka qenë…
BBC përmes një filmi biografik dëshmon se në Greqi flitej shqip ne vitin 1811.…
Me gjethe dafine dhe pak mjalt ju mund të krijoni një shërup shumë efikas…
Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka tërhequr vëmendjen e studiuesve në Koroshishtë të Strugës. Një…