Mark Zuckerberg po planifikon një revolucion të vërtetë, në prag të mbledhjes vjetore të kompanisë së tij. Sipas medias amerikane “The Verge”, themeluesi i Facebook po mendon të fshijë pikërisht këtë fjalë dhe të ribrandojë kompaninë.
Arsyeja, sipas burimeve që citon “The Verge”, është fakti që Facebook është bërë sinonim me lajmet e rreme, dezinformimin dhe përhapjen e urrejtjes online.
Konferenca vjetore është parashikuar të organizohet më 28 tetor, por ky plan i Zuckerberg mund të bëhet publik edhe më herët. Ndryshimi do të bënte që logo blu e Facebook të spostohet poshtë, mes shumë shërbimeve që kompania mëmë ofron, si Instagram, WhatsApp, Oculus, e të tjera.
Më herët, vetë Zukcerberg ka pranuar se kompania e tij në të ardhmen do të shihet më tepër si ofruese e shërbimeve të realitetit virtual, dhe jo vetëm të mediave sociale. Për të konkretizuar këtë objektiv, Facebook ka deklaruar se do të punësojë 10 mijë persona në Europë për të ndërtuar atë që është quajtur “bota online”.
Ky vendim duket se përbën një ndryshim rrënjësor kursi nga Zuckerberg, pasi Facebook është një prej brandeve më të njohur në planet dhe në të kaluarën, ai ka qenë gjithmonë i interesuar që ta fuqizonte atë.
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…