Deri të premten më ngrohtë gjatë ditës e me diell. Në fundjavë reshje shiu dhe rënie e temperaturave
Sipas Prishtina Weather mot më i ngrohtë pritet të mbajë në ditët e ardhshme, me kthjellime e diell, derisa ditën e premte vranësirat do të shtohen orëve të pasdites. Orëve të mëngjesit mbetet më ftohtë, përreth ultësirave me mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinës.
Ditën e shtunë do të ketë reshje lokale shiu, nga pasditja edhe temperaturat pësojnë rënie, e nga e diela do të mbajë mot i ftohtë, ndërkaq vranësirat fillojnë të shpërndahen. Ditën e hënë pas mëngjesit të ftohtë ditën do të mbajë mot kryesisht me diell.
Ndotësit ajror do të mbeten në koncentrime më të rritura ditën e enjte, me indeks në vlera mesatare e të dobëta, mirëpo me ndryshimin e motit që pritet ditëve në vijim, me qarkullim më të mjaftueshëm ajror, indeksi do të shënojë përmirësim në vlera të pranueshme dhe të mira në fundjavë.
21.10 – Kryesisht me diell dhe më butë. Në mëngjes përreth ultësirave mundësi për mjegull apo mjegullinë.
22.10 – Fillimisht me diell, në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull apo mjegullinë. Ditën ngrohtë e vranësirat shtohen.
23.10 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e orëve të mbrëmjes më ftohtë.
24.10 – Më ftohtë e kryesisht me vranësira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.
25.10 – Kryesisht me diell, e në mëngjes ftohtë.
Temperaturat minimale luhaten nga 4C-9C, e në pjesët e mbuluara me mjegull, minimalet zbresin edhe në 0C e 2C. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 19C e 20C ditën e premte, e deri të dielën zbresin në 10C.
Do të fryjë erë mesatare nga krahu jugor 4-12m/s, e nga e shtuna ndryshon drejtimin në verilindje.
Shtypja atmosferike mbetet pak më e lartë nga vlerat normale, por që në fundjavë sërish shënon një rritje edhe më të vazhdueshme.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPrishtinaWeather%2Fposts%2F4461305950583790&show_text=true&width=500
Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…
Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…
Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…
Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…