Një ekip ndërkombëtar astronomësh kanë zbuluar sistemin e parë planetar që ndoshta parashikon të ardhmen e sistemit tonë diellor.
Ata kanë zbuluar një ekzoplanet gjigant gazi, më i madh se Jupiteti, që lëviz rreth një ylli xhuxh të vdekur pranë qendrës së galaktikës sonë. Joshua Blackman thotë se zbulimi hodhi dritë mbi atë që mund të ndodhë kur dielli të shuhet.
“Kjo është hera e parë që kemi gjetur…një sistem që i ngjan asaj që ne presim të ndodhë me sistemin tonë diellor në 5 apo 6 miliardë vjet.”, tha ai. “Duke pasur parasysh që ky sistem është analog me sistemin tonë diellor, Jupiteri dhe Saturni mund të mbijetojnë pasi Dielli të bëhet një gjigant i kuq, kur të mbarojë “karburanti” bërthamor dhe të vetëshkatërrohet,” shtoi Blackman.
Në pesë miliardë vjet, dielli pritet të zgjerohet, duke u bërë ai që njihet si një gjigant i kuq . “Në këtë proces të diellit duke u bërë një gjigant i kuq, ka të ngjarë të zhdukë planetët e brendshëm … ka të ngjarë që Mërkuri dhe Venusi do të shkatërrohen,” tha Blackman. Toka mund t’i mbijetojë kësaj, por nuk do të jetë e banueshme.
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…