Një libër i artë etrusk është gjetur nga një njeri anonim në varrin e një aristokrati bullgar, duke u konsideruar si gjetja më e çmuar dhe dëshmia e parë e gjurmëve etruske jashtë Italisë.
Për herë të parë gjurmët e qytetërimit etrusk gjenden jashtë tokës italiane. Në fakt, një libër etrusk shumë i vlefshëm, plotësisht i paprekur, u zbulua në Bullgari, i përbërë nga gjashtë pllaka floriri me vizatime dhe tekste, ndoshta i pari dhe i vetmi që ka mbërritur i plotë deri më sot.
Relika e çmuar u gjet në varrin e një aristokrati që ndiqte ritet orfeike, të një specie të panjohur që i’u dhurua Muzeut Historik Kombëtar Bullgar, ku mbahet aktualisht. Zbulimi u njoftua më vonë në Sofje nga drejtori i muzeut, Bojidar Dimitrov.
Gjashtë pllakat prej ari 24 karatësh (dimensionet 5 me 4.5 cm dhe peshë 100 gram), të gdhendura me vizatimet e një kali me kalorës, ushtarë, sirenë dhe një vegël muzikore me tela, gjithashtu përmbajnë tekst në gjuhë dhe karaktere etruske. Faqet lidhen së bashku me unaza, të renditura në krye të fletës, si një ditar.
Deri më tani, faqe me shkrime dhe vizatime etruske në ar, por jo të ruajtura dhe të lidhura në mënyrë perfekte, ishin zbuluar vetëm në Itali, i cili, me sa dimë ne, ishte i vetmi vend që priste qytetërimin etrusk.
Libri etrusk i Sofjes, i shpallur nga drejtori Dimitrov, iu dhurua muzeut nga një bullgar 87-vjeçar që jeton në Maqedoni.
Burri, i cili nuk dëshiron të identifikohet, tha se e zbuloi librin në fillim të viteve 1940, gjatë ndërtimit të një rruge në luginën e lumit Struma në Bullgarinë juglindore.
Në një moment të punës, donatori tha se zbuloi një varr plot afreske, që përshkruante, ndër të tjera, një luftëtar të cilin e zgjidhi dhe e mori me vete dhe tani i’a ka dhuruar edhe atë muzeut. Autenticiteti i gjetjeve, sipas drejtorit të muzeut, është konfirmuar nga ekspertët në Sofje dhe Londër.
Artifakti i çmuar mbase mbërriti nga Etruria në territorin e Bullgarisë së sotme përmes rrugëve të lashta tregtare. Teksti, por veçanërisht imazhet tregojnë se libri është bërë për varrimin e një aristokrati kushtuar kultit të Orfeut.
Orfizmi ishte një fe tipike e Trakës, një rajon i lashtë rreth Detit të Zi, ku tani gjenden Bullgaria dhe Rumania, gjithashtu të përhapura në Italinë e lashtë.
Zbulimi dukej i destinuar të shkaktonte një ndjesi të madhe në botën e kërkimeve arkeologjike mbi etruskët, sepse tekstet e reja mund të kishin dhënë kontributin vendimtar në deshifrimin e një gjuhe me aspekte ende misterioze, edhe nëse sot njihet pjesërisht.
Në fakt, edhe pas shumë vitesh, ende nuk ka qartësi. Të paktën deri më tani, me sa di unë, asnjë etruskolog nuk ka bërë një përkthim apo shprehur një opinion.
Muzeu i Historisë Natyrore, Sofje, Bullgari /InforCulture.info
Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…
Në vitin 1943, etnologët gjermanë Karl Christian von Loesch dhe Wilhelm E. Mühlmann botuan një…
Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…
Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…
Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…
Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…