<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shihet dritë në anën tjetër të vrimave të zeza

eoria e relativitetit e Albert Einstein thotë se tërheqja gravitacionale nga vrimat e zeza është aq e madhe saqë mund të përkulë fushat magnetike dhe ta thyejë dritën, duke bërë që fushatë e tilla të nderveprojnë si pasqyre

Astronomët kanë qenë në gjendje të shikojnë prapa vrimës së zezë dritë që vije nga ana tjetër për herë të parë, duke vërtetuar kështu teorinë e relativitetit të Albert Einstein.

Duke përdorur teleskopin me teknologji të lart të rrezeve X, një skuadër e studiuesve ndërkombëtarë kanë studiuar vrimën supermasive të zezë që gjendet 800 milionë vite larg nga toka, ku ata bën një zbulim të pabesueshëm.

Gjatë studimit, i cili është botuar në “Scientists” nga Universiteti i Stanfordit, astrofizikani Dan Wilkins vuri re një seri shkëndijash të ndritshme kur dërgojë “jehona” të rrezeve X – të cilat janë të zakonshme në vrimën e zezë.Reklamë

Sidoqoftë, ajo çfarë mahniti ata është se aty u shfaqën disa shkëndija tjera që ishin më të vogla dhe me ngjyrë tjetër se sa shkëndijat e ndritshme.

Vrimat e zeza, të cilat kanë madhësi të ndryshme, formohen kur yjet me madhësi të madhe shembën në fund të ciklit të jetës së tyre.

Vrimat e zeza supermasive janë lloji i tyre më i madh, që rritën në atë masë saqë ato janë në gjendje ta gllabërojnë materien dhe rrezatimin, ndoshta për shkak se bashkohen me vrimat e tjera të zeza.

Këto fenomene të çuditshme qiellore është jashtëzakonisht e vështirë që të vëzhgohen, pavarësisht se madhësia e tyre e madhe nuk lejon që të ikë drite.

Ky zbulim i pabesueshëm – i cili vjen dy vjet pas u bë foto e parë e vrimës së zezë, konfirmoi teorinë e Albert Einstein më 1915 mbi relativitetin e përgjithshëm.

Ai pohoi se tërheqja gravitacionale nga vrimat e zeza është aq e madhe saqë mund ta shtrembërojë tërë strukturën e hapësirës, duke mbërthyer dritën dhe përdredhur fushat magnetike.

Teoria parashikoi që për shkak të kësaj është e mundshme që të shihen valë të dritës nga ana tjetër e vrimës së zezë, sepse këto fusha të mbërthyera veprojnë si një pasqyrë.

“50 vite më parë, kur astrofizikanët filluan të spekulojnë se si këto fusha magnetike mund të sillen pranë një vrime të zezë, ata nuk kishin ide që një ditë ne do të kishim teknikën e mjaftueshme që të vëzhgojmë këtë drejtpërdrejtë dhe të shohim në veprim teorinë e përgjithshme të Einstein”, tha Roger Blandford, bashkëautor i hulumtimit të publikuar në Nature, transmeton GazetaExpress.

“Çdo dritë që hynë në atë vrimë të zezë nuk del jashtë, kështu që ne nuk do të jemi në gjendje që të shohim se çfarë fshihet pas vrimës së zezë”, tha Dan Wilkins, një astrofizikan nga Universiteti i Stanfordit.

“Arsyeja që ne mund ta shohim këtë është për shkak se vrima e zezë po e mbërthen hapësirën, duke përkulur dritën dhe mbërthyer fushat magnetike rreth vetës”.

Më 2019, një skuadër ndërkombëtare shkencore bëri të ditur një arritje historike në astrofizikë – foton e parë të vrimës së zezë. Shkencëtarët thonë që forma e hijes ishte një rreth perfekt i përshkruar në teorinë gjenerale të relativitetit nga Einstein dhe nëse nuk do të dilte kështu, atëherë nuk do të flitej më për këtë teori. 

postbck postbck

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

2 days ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

2 days ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

3 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

3 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

3 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

6 days ago