<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Qumështi apo kosi/ Cili është më i mirë për mëngjes

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një ndryshim të ndjeshëm.

Në këtë artikull do të mësoni se si të bëni përzgjedhjen e duhur mes qumështit dhe kosit për shëndetin e organizmit.

Pasuria e Ushqyesve Tek Kosi dhe Qumështi
Si qumështi ashtu edhe kosi janë të shkëlqyer sa i përket pasurisë së kalçiumit, kaliumit dhe vitaminës D.

Qumështi
Qumështi përmban edhe tryptophan, vitaminat B2, B12, K dhe A. Ai është gjithashtu i pasur me proteinë por edhe fosfor. Shumica e këtyre ushqyesve gjenden më shumë tek qumështi i lopës. Qumështi në përgjithësi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por ai rekomandohet edhe në uljen e rrezikut të sëmundjeve kancerogjene, mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Kosi
Kosi i përmban me bujari të gjithë ushqyesit e lartpërmendur por edhe proteinë, zink, vitaminë B5 dhe probiotikë. Këta të fundit janë një prej ndryshimeve më madhore mes qumështit dhe kosit Probiotikët janë të domosdoshëm për shëndetin e stomakut dhe tretjen. Kosi i shtëpisë i fermentuar me farë natyrale është i pasur me probiotikë por përmban edhe sasi më të larta të kalçiumit dhe kaliumit. Probiotikët në fjalë kurojnë problemet me aciditetin në stomak, ulçerën dhe zorrët.

Nga ana tjetër, kalçiumi tek kosi përthithet më mirë nga organizmi në krahasim me kalçiumin që gjendet tek qumështi. Kjo ndodh falë prezencës së acidit laktik që shërben si ndërmjetës për përthithjen e kalçiumit. Një ndryshim tjetër mes qumështit dhe kosit është se ky i fundit tretet dhe pranohet më lehtë nga organizmi. Ka shumë njerëz në botë që kanë intolerancë ndaj laktozës, ndaj kosi është më i përshtatshëm për ta. Për më tepër, kosi është më i butë për organizmin e njerëzve që vuajnë nga fryrjet, aciditeti e të tjerë.

Cili rekomandohet për mëngjes
Për shkak se tretet më lehtë dhe ka më shumë probiotikë, kosi është më i rekomandueshëm për mëngjes. Mund ta kombinoni me fara të ndryshme apo drithëra për më shumë energji gjatë ditës.. Edhe qumështi mund të konsumohet pa problem, por duhet të keni parasysh se stomaku do më shumë kohë për ta asimiluar./

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

7 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

13 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

13 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

14 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

1 day ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

1 day ago