Më 20 shtator 1940 në Bronks të Nju Jorkut lindi Joseph DioGuardi. Ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera në vitin 1962. Babai i tij, i cili emigroi në Amerikë në vitin 1929, ishte shqiptar i lindur në krahinën Greçi afër Napolit, fshati më i vjetër shqipfolës në Itali.-
Nëna e tij ishte italiano-amerikane e brezit të parë të emigruar në Nju Jork më 1910. J. Dioguardi dhe e shoqja zonja Shirley Cloyes DioGuardi janë liderët e lobit më të fuqishëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrojtës të flaktë dhe të paepur të të drejtave kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi dhe Çamëri.
I pari shqiptaro-amerikan i zgjedhur në Kongresin Amerikan, i cili nëpërmjet një Rezolute të Kongresit të sponsorizuar prej tij futi në rendin e ditës seancën e parë të Kongresit për Kosovën në vitin 1987, ku për herë të parë shpalosi barbarinë serbe kundër shqiptarëve të pambrojtur.
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…