Misteret e pazbardhura të vdekjes së Mehmet Shehut

Tragjedia e mbrëmjes së 17 dhjetorit të 1981 në vilën e kryeministrit komunist Mehmet Shehu nuk është zbardhur asnjëherë. Dilema nese e vranë apo vrau veten ende mbetet një mjegullnajë. Ish-ofeceri i Sigurimit të Shtetit, Kristofor Martiro, sjell edhe njëherë në vëmendje ngjarjen, duke treguar se ajo që ju bërëi më shumë përshtypje në morinë e sendeve në dhomën e Mehmet Shehut, ishte një radio, por u provua që ishte një radio marrëse dhe nuk kryente asnjë proces tjetër.

“Pikërisht te prania e saj e merr shtysën legjenda e Hoxhës, sipas të cilës, Shehu, në mënyrë permanente, komunikonte me nja radio marrëse-dhënëse me agjenturat e huaja. Fillimisht Enveri ishte informuar për ekzistencën e saj nga Hekuran Isai, dhe kjo i kishte mjaftuar për të dalë te qasja e tij”-pohon Martiro.

Ndërsa përsa i përket vrasjes apo vetëvrasjes, Martiro sjell në vëmendje kundërshtimet për vrsionin zyrtar të vetëvrasjes.

“I pari që e kundërshtoi versionin zyrtar për vetëvrasjen e Mehmetit ishte Llambi Ziçishti, asokohe ministër i Shëndetësisë. I pranishëm në vendngjarje që në momentet e para, ai ishte shprehur se kryeministrin e kishin vrarë. Këtë e kishte konsumuar së pari me grupin e ekspertëve që kqyrnin kufomën, pastaj me rrethin e miqve dhe shokëve të besuar. Ky opinion i Ziçishtit pavarësisht se më vonë e tërhoqi nga presionet në qeli,më vuri në një lloj tundimi sa njërëzor, aq edhe profesional. Megjithatë, për rrethanat delikate ku punoja, nuk mund të shprehja as dyshimin më të vogël për atë që ishte saktësuar zyrtarisht”-tregon Martiro.

Martiro tregon se gjatë procesit të hetimeve, si ai, edhe grupi, kanë konstatuar prova të besueshme se kryeministrin e kishin vrarë.

“Këtë për mua nuk e luan topi, pavarësisht alibive të shumta që janë hedhur në treg gjatë kësaj periudhe”.

Sipas tij këtë e konfirmojnë: “Pamja e trupit të Shehut e shtrirë në krevat me syze, mbuluar me batanije deri në fyt, me duar të mbledhura mbi gjoks, me pistoletë mbi krahun e djathtë, nuk të afron kurrë në një situatë vetëflijimi. Nga përvoj ime, sasia e paktë e gjakut që pashë kur zbulova mbulesën e krevatit, më bindi edhe më shumë për idenë e një vrasje. Shumë vite më parë kur isha në Degën e Brendshme të Korçës, pata rastin të drejtoja grupin e ekspertëve që kqyrën trupin e kryetrit të Komitetit Ekzekutiv, Zenun Shahollari, që kishte vrarë veten. Gjithçka në zyrën e tij ishte mbuluar me gjak. Në rastine Shehut binte në sy vetëm një njollë gjaku. Po kështu, mënyra se si ishte regjistruar në akt-ekspertizë rruga që kishte përshkruar plumbi, të lë të kuptosh se kemi të bëjmë me manipulim të provave reale”-deklaro Martiro për gazetën “Panorama”.

Gjithashtu, argumente të forta për vrasjen sipas tij janë edhe mosbërja e autopsisë dhe rivarrimi i kufomës së Shehut në rrethana misterioze. Sipas tij, edhe gota me çaj e gjetur mbi komedinë është ende sot e paekzaminuar në Arkivin e Shtetit, dhe një pistë e fortë për denatyrimin e ngjarjes është zhdukja e infermieres pa lënë gjurmë në vilën e kryeministrit.

postbck postbck

Recent Posts

Me siguri nuk i dinit, këto janë ushqimet që nuk duhet t’i hani pas palestrës

Nëse keni marrë iniciativën për të shkuar në palestër keni bërë shumë mirë, por duhet…

15 hours ago

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Kaon Krasniqi është një 13-vjeçar nga Kosova që ka tërhequr vëmendje të gjerë me aftësitë e…

15 hours ago

Sanxhaku në Luftën e Parë Botërore

Edit Durham: “Nëse shqiptarët ua kursyen jetën serbëve në tërheqje, të cilët më parë nuk kishin…

16 hours ago

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Ju mund të pyesni veten se çfarë lidhje ka letra higjienike me frigoriferin? Ky truk…

3 days ago

A kanë lëkurë të zezë arinjtë polarë poshtë gëzofit të bardhë?

Arinjtë polarë në fakt nuk janë të bardhë. Ja pse Arinjtë polarë kanë lëkurë të…

3 days ago

A e dini pse nuk duhet të hani banane për mëngjes?

Banania është një frut tropikal popullor, i pasur me vitamina dhe minerale. Për shkak të…

3 days ago