<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?

Ndërsa vjeshta sjell më tepër freski, ajo sinjalizon gjithashtu edhe fillimin e sezonit të gripit dhe ftohjes.

Me koronavirusin nëpër këmbë është e rëndësishme të bëni çfarë mundeni, që të mbroheni kundër sëmundjeve të stinës.

Aq më tepër kur tashmë dihet se mund të infektoheni njëkohësisht me koronavirus dhe grip.

Për më tepër, sa më pak pacientë të shtruar, aq më pak presion për sistemet e kujdesit shëndetësor, që punojnë për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Pra, të qëndrosh i shëndetshëm është një fitore e dyfishtë.

Çfarë është saktësisht sezoni i gripit?

Viruset e gripit në të vërtetë ekzistojnë gjatë gjithë vitit, por rastet zakonisht rriten kur moti bëhet më i ftohtë dhe kulmi arrin në mes të dimrit.

Meqenëse gripi nuk largohet kurrë, identifikimi i muajit të pikut është më i dobishëm.

Në 35 vitet e fundit, sezoni i pikut të gripit ka ndodhur më shpesh midis tetorit dhe majit, dhe ka arritur kulmin në shkurt.

Si përhapet ftohja dhe gripi?

Në thelb, virusi përhapet nga një person i infektuar, përmes pështymës, sekrecioneve të hundës, kollitjes, teshtimës ose kontaktit të afërt, shpjegojnë ekspertët e shëndetit.

Edhe pse ka më pak të ngjarë, ju mund të sëmureni në mënyrë indirekte duke prekur një sipërfaqe që një person i infektuar ka prekur më parë.

Cilat janë ndryshimet kryesore midis simptomave të ftohjes dhe gripit?

Sipas ekspertëve duke qenë se virusi i gripit ndryshon vit pas viti, simptomat gjithashtu ndryshojnë, raporton portali shqip.

Megjithatë të dyja janë sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, por që shkaktohen nga viruse të ndryshme.

Shenjat dalluese të gripit janë dhimbje të forta të trupit ose muskujve, dhimbje koke, ethe, gulçim, kollë dhe një ndjesi e përgjithshme lodhjeje.

Ndërsa simptomat e ftohjes mund të vijnë më gradualisht dhe përfshijnë dhimbje fyti, rrufë, kollë, bllokim të sinuseve, lotim të syve, ethe, dhimbje të lehta të trupit dhe nganjëherë skuqje të lëkurës. Teshtima e shpeshtë gjithashtu mund të tregojë se jeni ftohur.

Mënyrat më të mira për të parandaluar gripin ose ftohjen

Ekspertët e shëndetit rekomandojnë të bëni vaksinën kundër gripit pa mbaruar tetori.

Vit pas viti, CDC (qendra e kontrollit të sëmundjeve) ka treguar se sa e dobishme ka qenë vaksina, në parandalimin e përhapjes së infeksioneve dhe vdekjeve nga gripi.

Vaksina e gripit është më e rëndësishme se kurrë më parë këtë vit, pasi sezoni i gripit përplaset me pandeminë COVID-19.

Një tjetër metodë për tu mbrojtur është duke mos prekur gojën me duart e palara, të mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni dhe teshtini, lani shpesh duart dhe shmangni kontaktin e afërt me njerëzit e sëmurë.

Çfarë duhet të bëni nëse sëmureni?

Nëse mendoni se keni grip ose jeni ftohur, diagnostifikimi do t’ju ndihmojë të merrni kurën e duhur.

Përndryshe, sistemi juaj imunitar do përpiqet ta luftojë vetë atë.

Ndërkohë, qëndroni në shtëpi në mënyrë që të mos e përhapni virusin tek njerëzit e tjerë.

postbck postbck

Recent Posts

Një zakon i mëngjesit është çelësi nëse doni të shmangni kapsllëkun

  Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…

3 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

  Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…

8 hours ago

Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

  Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…

9 hours ago

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

1 day ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

1 day ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

1 day ago