<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Stella Vita, vetura që ecën me panele diellore deri në 120 km/h

Kjo makinë për disa persona do të jetë e ardhmja e udhëtimeve të gjata! Studentët e një universiteti në Holandë kanë zhvilluar një furgon “komplet” me energji diellore i cili do të gjenerojë energji të mjaftueshme për ta vozitur, për të bërë tush, për të parë televizion, mbushur llaptopin dhe madje për të bërë edhe kafe.

Studentët ambientalistë në Holandë, kanë krijuar makinën e parë që mund të gjenerojë vetvetiu elektricitet nga panelet solare.

Makina, e quajtur Stella Vita, prodhon mjaftueshëm energji për ta vozitur, shikuar televizion, për ta mbushur llaptopin apo për të bërë ushqim në një furrë të vogël dhe krejt kjo duke ju falënderuar paneleve solare të saj në kulm.

Ky krijim është i 20 studentëve, të cilët quhen “Solar Team Eindhoven”, një grup studentësh nga Universiteti i Teknologjisë së Eindhoven në Holandë.Disa anëtarë të kësaj skuadre (ende është e paqartë sa janë) tani do të ndërmarrin një udhëtim me makinën e tyre të kaltër dhe të bardhë për ta bërë një udhëtim 3000 km në Europë, duke përfunduar udhëtimin e tyre në qytetin më jugor të Spanjës, Tarifa.

Shtëpia në katër rrotë, paksa e çuditshme, e ka bërë testin e fundit në fabrikën e Renaultit jashtë Parisit në javën e kaluar.

Tani, studentët janë gati për të shëtitur. Gjatë udhëtimit të tyre, ata do të bëjnë disa ndalesa në qytete të ndryshme për të organizuar përfomanca dhe treguar se “çfarë është në gjendje që të bëjë vetura e tyre me energjinë solare”.

Mirëpo, studentët insistojnë se mjeti i tyre unik nuk është furgon kampingu teknikisht.

“Ne e quajmë atë shtëpi që e furnizon vetveten në katër rrota”, thotë Lotte van Dasler, pjesë e Solar Team Eindhoven.

“Ne jemi të pavarur sa i përket energjisë sonë. Një furgon kampingu nuk është, por ne jemi. Kështu që mendojmë se ne kemi bërë diçka të re. Koncept i ri, ide e re dhe e ardhme e re – e ardhme e qëndrueshme” .

Panelet solare në kulm të mjetit gjenerojnë mjaftueshëm energji që ai të vozitë, jashtë burimeve të tjera, derisa një sistem informacioni brenda në të tregon se si ju mund ta përdorni energjinë e tij për të fërguar ushqim, të bësh dush apo të shikoni TV.

Çatia e tij ndërron ngjyrë kur është e palëvizshme, duke e bërë atë ta kujtojë filmin Chitty Chitty Bang Bang, derisa ai fluturonte në ajër në filmin klasik të vitit 1968.

Kemi po ashtu një dhomë me një krevat çift, një tavolinë për ngrënie, zonë për t’u ulur dhe një lavaman si dhe dy ulëse për dy pasagjerët përpara, përfshirë edhe vozitësin.

Megjithatë, nuk ka WC brenda, që do të thotë se pasagjerët duhet të bëjnë ndalesa gjatë udhëtimit për të bërë nevojat e tyre me automjetin që është miqësor me ambientin.

Në ditët me diell, Stella Vita është e aftë që të udhëtojë 730 km me një shpejtësi mesatare prej 120 km/h, thotë skuadra.

Duke falënderuar baterinë e saj prej 60 kilovat në orë ai mund të vozitë 600 km gjatë natës kur nuk ka energji solare.

Porsa të parkohet dhe çatia e tij të shpaloset, në do të kemi 17.5 metra katror panele solare, afërsisht sa është mesatarja e një shtëpie e cila furnizohet me energji solare.

postbck postbck

Recent Posts

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

4 hours ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

4 hours ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

6 hours ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

7 hours ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

7 hours ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

8 hours ago