<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pellazgët ishin të parët që sollën shkronjat në Itali

 Librat e shenjtë të Edenit dhe tradita jafetike e pellazgjishtes: Atë që ka shkruar, Moisiu e kishte nga librat ose traditat e ruajtura në linjën e Semit; dhe, ajo që iu kalua në lidhje me këto çështje, nga Jafeti, përmes rapsodëve pellazgë, ishte nga i njëjti burim./Konica.al

Edhe Epigenes, të cilin, Plini e quan një autor shumë të besueshëm, përmend një koleksion vëzhgimesh të yjeve për 720 vjet, i shkruar mbi pllaka; dhe kjo vërtetohet nga një dëshmi e ngjashme e Berosus-it dhe Critodemus-it, edhe pse për një numër më të vogël vitesh.

Plini e përfundon këtë pasazh, duke thënë se pellazgët ishin të parët që sollën shkronjat në Itali.

Pra, ky popull krijoi kolonitë e para që erdhën në Itali, pas përmbytjes së Madhe, dhe gjuha e shkronjat e tyre erdhën me ta; sepse kjo logjikë vlen, nga dëshmitë e mira që mund të japin autorët e lashtë, se ata kishin shkronja para se Kadmi të vinte në Greqi dhe ai, nuk mbërriti atje deri disa epoka pas përmbytjes së Deukalionit.

Pra, nëse Deukalioni ishte bashkëkohës me Moisiun, i cili, lindi më 777 pas përmbytjes së Madhe, atëherë Plini me shumë siguri thotë të vërtetën; sepse Italia ishte kudo e mirëpopulluar më përpara dhe pellazgët e parë, kaluan nga Greqia, para shekullit të tretë, nga mbarimi i Noes: dhe ky përbën një argument tjetër të fortë, për të vërtetuar, se alfabeti grek, ashtu si dhe ai italian, rrjedhin nga pellazgjishtja dhe jo nga hebraishtja; dhe kjo do të shfaqet më qartë, duke parë tabelën e alfabeteve, në vazhdimin e këtij kapitulli, ku afërsia e tyre dallohet më së miri.

Suidas pohon, se Adami ishte autori i arteve dhe germave, i shkencave, racionale dhe jo racionale, i profecive dhe veprimeve rreth çështjeve të shenjta, i ligjeve, të shkruara dhe të pashkruara…

Dhe komentuesit hebrenj, lidhur me vendin e brezit të Adamit, thonë: “rabinët tanë pohojnë se Adami, ati ynë, me kujtesë të bekuar, krijoi një libër me urdhra, të cilat ia dha Perëndia në kopshtin e Edenit”; kësaj mund t’i shtohet ajo që Rabbi Tanakus Bar Haja, në Rabboth, deklaron, domethënë “mbreti Mesia” nuk do të vijë, derisa të krijohen të gjithë shpirtrat që lindën “në mendjen e Perëndisë dhe këta janë shpirtrat, – e lënë të kuptohet” në librat e Adamit, me këto fjalë: dhe ky është “libri i brezave të Adamit”.

Të numërohet çdo autor i këtij mendimi do të ishte diçka pa fund, – me synimin për të provuar se artet, germat dhe të gjitha shkencat, u janë dhënë pasardhësve nga Adami, nëpërmjet bijve të tij, dhe se linja e Setit i përdori ato siç duhet.

Por, çështja e Kainit zvetënoi ato pjesë të teogonisë dhe të adhurimit të Zotit të Vërtetë, të cilat ishin historike.

Jafeti dhe Semi, gjithashtu i përdorën siç duhet ato shkrime, të cilat u gjymtuan dhe u abuzuan nga Hami dhe pasardhësit e tij, duke i zbatuar ato në idhujtari misteresh e magji. Prandaj është e lehtë të shihet, se atë që ka shkruar, Moisiu e kishte nga librat ose traditat e ruajtura në linjën e Semit; dhe, ajo që iu kalua në lidhje me këto çështje, nga Jafeti, përmes rapsodëve pellazgë, ishte nga i njëjti burim. Lexuesi do të gjejë disa nga këta autorë të mbledhur nga Athanasius Kircher, në veprën “Arca Noe”, kapitulli V dhe VI, i cili tenton të provojnë lashtësinë e shkronjave që nga fillimi i botës.
Thënie për shqiptarët
_________________
Titulli: Remains of Japhet: Being Historical Enquiries Into the Affinity and Origin of the European Languages
Autori: James Parsons
Botues: L. Davis and C. Reymers, in Hollbourn…, 1767 /konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

4 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

5 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

5 hours ago

Për ju që jeni alergjik ndaj polenit bëni mirë të lexoni këtë artikull!

    Me afrimin e pranverës, miliona njerëz tashmë i druhen pjesës më të pakëndshme…

5 hours ago

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

22 hours ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

23 hours ago