<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A mund ta sjellë fundin e botës një stuhi diellore?

Fundi i botës mund të vije nga një stuhi katastrofale e diellore, për të cilën shkencëtarët në të ardhmen mund të kenë më pak se një ditë paralajmërim, thotë një eksperte në një studim të publikuar

Nga kërcënimet e ndryshme të botës për kiametin, e që kryesisht paralajmërohet rreziku nga hapësira, stuhitë diellore nuk shihen kërcenim serioz në këtë agjendë. Megjithatë, energjia e lartë që vjen nga dielli mund të shkaktojë shkatërrim potencial. Toka rrallë është ndikuar prej tyre, por gjurmët dhe aftësitë e tyre mund të shihen në tërë sistemin diellor , kështu që shkencëtarët janë duke e hulumtuar më shumë këtë gjë.

“Burimi i këtyre grimave me energji të lartë dhe mënyra se si ato shpejtojnë për të ardhur këtu nga Dielli, është ajo çfarë jemi duke e studiuar tani”, tha astrofizikania, Dr Michelle Thaller.

“Kur them grimca me energji të lartë, po flas për elektrone, protone – ndonjëherë aq të mëdha sa bërthama e një atomi heliumi”.Reklamë

“Ato shpërthejnë nëpërmes Sistemit tonë Diellor në një shpejtësi prej një mile për orë”, tha ajo transmeton GazetaExpress.

“Ne kemi parë se si këto stuhi me energji të lartë ndryshojnë planetët – ato ishin përgjegjës pse Marsi humbi atmosferën e tij gjatë kësaj kohe”.

Thaller thotë se stuhitë diellore janë përgjegjëse që “Marsi ka humbur atmosferën e vet” dhe “Venera ka ambient djallëzorë”.

“E vetmja arsye pse Toka nuk është prekur shumë nga ajo është për shkak se ne kemi një fushë magnetike të fortë”, shtoi ajo.

Dr Michelle Thaller

“Bërthama e jonë prej metali të shkrirë që lëvizë rreth Tokës krijon një ombrellë magnetike”.

“Ajo na mbron ne nga stuhitë diellore”.

Por një ditë, Dielli mund ta copëtojë atmosferën tonë, duke bërë që Toka të ekspozohet para stuhisë diellore.

“Ne kemi një sistem të hershëm paralajmërimi për të parë nëse ka diçka të rrezikshme që vjen nga Dielli”, shtoi Thaller.

“Ne ndoshta do ta kemi një ditë kohë për të ditur këtë”.

“Stuhitë diellore normalisht nuk përbëjnë rrezik për ne, por sikurse moti – ndonjëherë ato janë stuhi tepër të mëdha”.

“Në rastin e Diellit, ndonjëherë ka stuhi shumë kaotike – në një moment mund të shohësh triliona materiale të ndryshme që lëvizin shpejt në drejtim të Tokës”.

“Rreziku më i madh për në është kur ato godasin sipërfaqen e Tokës, ku e dëmtojnë rrjetin e energjisë”.

Në 200 vitet e fundit, astronomët kanë regjistruar dy stuhi diellore që janë përgjegjëse për ndërprerjet globale të energjisë.

Më e madhja nga këto dyja është e ashtuquajtura “Carrington Event” e vitit 1859.

Pasi një stuhi e fuqishme goditi planetin tonë, nga stuhia diellore rezultoi që të gjithë telat e telegrafit të digjen në Amerikën dhe Europë.

Ambienti i Marsit, i shkatërruar nga Stuhitë diellore

Sot, një ngjarje e nivelit të Carringtonit do të bënte që të binte Interneti, të ndalte satelitët e GPS-it dhe të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike në pothuajse tërë globit – dhe lajmi i keq është se një stuhi e tillë diellore ishte afër të ndodh më 2012.

Fizikanet ekzaminuan një stuhi diellore dhe më 2014 përpiluan një raport të zymtë për shkatërrimit që ai mund t’i kishte shkaktuar Tokës.

Sipas këtij raporti, ndikimi i përgjithshëm në ekonomi nga kjo stuhi do t’i kalonte 2 trilion dollarë. 

postbck postbck

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

4 days ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

4 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

4 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

4 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

5 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

5 days ago