<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Nusja duhej të rrinte në këmbë derisa pihej çaji!

Po zure në gojë nusërinë e dikurshme, gratë e asaj kohe do ti kujtojnë adetet jo të lehta të bërjes nuse. Zonja Shukrane Haxhikurteshi, prishtinase, atë periudhë rinie e përshkruan si kohë të zahmetshme: Vrapo te kanaxheqi, vrapo të xhumaja, te Dita e tretë… Tash është kënaqësi, moj, po shkojnë në sallone, shyqyr që nuk janë më kiametet e dikurshme, lodhjet. Mbyteshim me çejz e me adete tjera.

Pak histori nusërie: Kur përgatitej vajza për nuse, sic u tha më herët, së pari shkohej në hamam, e përcillnin gratë me defe, ku zhvillohet një ceremoni. Aty bëhej aheng i njëmendtë. Vajzat kishin rroba speciale të nusërisë: çitjanet “xhanfes”, kështu u thoshin, kur i prekje sikur të shkriheshin ndër gishtërinj. Edhe këmbëzat i kanë pasur të qëndisura me fije ari.

E kanë pasur edhe mitanin kadife, të butë. Kjo veshje kishte ngjyrë të kuqe. Nusja stolisej në kokë dhe në qafë me disa rrathë dukatesh. Të gjitha këto i sillte Hyrie telexhia e njohur e Prishtinës, e cila ua bënte edhe dyzenin, domethënë, kujdesej për teleisjen e fytyrës së nuses: e mbulonte të tërën me tel e zbukurime speciale ose vetëm gjysmën, ballin dhe dy faqet, sipas kërkesës. Zonja Shukran, e martuar para 54 vjetësh tregon:
– Unë nuk e kam veshur atë veshje të rëndë me çitjane “xhanfes” të Hyries kam zbritur nuse më fustan të bardhë nusërie. Isha 22 vjeçe, Ditën e tretë, përsëri të teleisnin. Eh, sa po ua kam lakmi sot të rejave, lum si këto!

Kanaxheqi mbahej natën kur vajza do të shkonte nuse dhe rrihej deri në mëngjes, kur vinin ta merrnin. Nusja merrej me pajton, para namazit të mëngjesit, pa ia dhënë ferku. Ashtu ishte adet, si e pse, nga ka mbetur, nuk e dimë sebepin, plotëson Z. Sabit. Një pajton shkonte ta merrte nusen, rrallë shkonin dy. Në pajton hipnin tre veta, sivjehra dhe dy të tjera, plus nusja…

Nusja duhej të rrinte në këmbë derisa pihej çaji! Ua, si të ulej nusja?! Bile kunata ime, Vahide hanëmi, për shembull, shumë ngadalë e pinte çajin, gjysmë ore, e unë e shkreta mbetesha në këmbë, të të binte të fiktë!. I thosha kur mbeteshim vetëm, aman, bre, çyçyk inxhe, çka po bën kështu, gjysmë ore e pi një çaj! Po harroj moj, ma kthente. – tregon zonja Shukran.

Burimi: Sanije Gashi – “Prishtina e fëmijërisë sime”

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

13 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

18 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

18 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

19 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

2 days ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

2 days ago