<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Hithra kundër dhimbjeve të artritit, 3 mënyra si ta përdorni

Në Shqipëri hithrat janë shumë të përdorura, si në gatime po ashtu edhe në trajtime natyrale për shumë sëmundje. Kjo bimë është përdorur prej shekujsh edhe për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri. Hithrat falë vlerave diuretike janë shumë të përdorura për trajtimin e problemeve me veshkat dhe infeksionet urinare.

Lëngu i tyre është perfekt për të larguar lëngjet e tepërta që organizmi prodhon, duke lehtësuar funksionin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. Por së fundmi, një studim i kryer nga Universiteti i Plymouth-it, doli në përfundimin se hithra mund të përdorej për trajtimin e artritit. Personat të përfshirë në studim, vunë re se pas aplikimit të pastës me hithra të shtypura, dhimbjet e kockave qetësoheshin. Gjithashtu ata vunë re se dhimbja ishte më e pakët përgjatë gjithë trajtimit një javor.

Përse Funksionon Kundër Dhimbjeve të Artriti
Sipas të dhënave të mbledhura nga studiuesit, dhimbjet e personave që vuanin nga artriti qetësoheshin në saj të përmbajtjes së lartë të serotoninës dhe histaminës. Këto dy substanca janë neuro-transmitorë të cilët dërgojnë në tru sinjalet e dhimbjes. Nga ana tjetër kur hithrat konsumoheshin në formën e lëngut të shtrydhur apo çajit, u vu re se arrinte të pakësonte acidin urik. Ky acid prodhohet kur organizmi tret proteinat dhe akumulohet në nyja dhe kocka, duke shkaktuar inflamacion dhe dhimbje.Si ta Konsumoni Hithrën për të Trajtuar Dhimbjet që Shkakton Artriti
Metoda e parë e trajtimit është që të aplikoni direkt në zonën ku keni dhimbjet më të forta, një pastë me gjethe hithrash të shtypura. Pra mjafton që të shtypni në mikser gjethe të njoma hithrash me pak vaj ulliri dhe të lyeni zonën ku ju dhemb. Mbajeni rreth 5-10 minuta dhe më pas pastrojeni me një letër e më pas shpëlajeni mirë.

Nëse nuk e duroni dot djegien karakteristike të hithrave, apo shikoni që lëkura juaj reagon keq ndaj trajtimin mund të provoni metodat e tjera. Mjafton që të pini një lugë gjelle me lëng hithre të njomë tre herë në ditë, për 15 ditë dhe do të shihni ndryshime. Gjithashtu edhe çaji i përgatitur me hithra sit ë njoma po ashtu edhe të thata, ka aftësi qetësuese të dhimbjeve të shkaktuara nga artriti.

Konsumojeni këtë çaj nga një filxhan, tre herë në ditë. Por edhe nëse ju nuk vuani nga artriti është e mira që ta përfshini në regjimin tuaj ushqimor hithrën duke e përdorur në gatime. Ajo përmban flavonoid, vitaminë A dhe enzima anti-inflamatore që shërbejnë në mirëqenien e organizmit.

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

5 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

6 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

6 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

6 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

7 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

7 hours ago