<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zgjidhet misteri 840-vjeçar i “dritës së pazakontë” në qiell

Astronomët tani pohojnë se e kanë zgjidhur këtë enigmë. Sipas tyre, dy yje me densitet të lartë u përplasën në Rrugën e Qumështit dhe formuan një supernovë.

840 vjet më parë, astronomët kinezë dhe japonezë vunë re një dritë të pazakontë dhe të fortë po aq sa ajo e reflektuar nga Saturni. Ata gjithashtu vunë re se ku ishte vendndodhja e asaj drite, por shkaku i saj ka mbetur një mister deri më tani.

Astronomët tani pohojnë se e kanë zgjidhur këtë enigmë. Sipas tyre, dy yje me densitet të lartë u përplasën në Rrugën e Qumështit dhe formuan një supernovë.

Shpërthimi me shumë mundësi çoi në formimin e një ylli me nxehtësi jashtëzakonisht të lartë, i njohur tani si ylli i Parker -it, si dhe mjegullnajat, “retë” e gazit dhe pluhurin e zgjeruar, të quajtur “Pa 30”.

Kjo supernova, ose siç e quanin astronomët vizitorë kinezë, ishte e dukshme nga 6 shkurti deri më 6 gusht 1181. Është një nga vetëm nëntë supernova në galaktikën tonë që janë regjistruar gjatë historisë, sipas një studimi shkencor të botuar në revistën Astrophysical Journal Letters.

Astronomët deri më tani kanë gjetur mbetjet e të gjithë supernovave, përveç këtij të vërejtur në vitin 1181.

Nebula “Pa 30” u zbulua më 2013. Në një studim të ri, shkencëtarët llogaritën sa shpejt përhapet dhe arriti një shpejtësi 1.100 kilometra në sekondë. Duke ditur atë shpejtësi, ata llogaritën se duhet të jetë rreth 1.000 vjeç, gjë që e “vendosi” në periudhën kur astronomët kinezë dhe japonezë vunë re një dritë të ndritshme në qiell.

Gjithashtu, kjo konfirmohet nga dokumentet historike, të cilat përshkruajnë një dritë të pazakontë dhe një “yll mysafir” në qiell.

Dokumentet thonë se ndodhet midis yjësisë Chuanche dhe Huagai, siç është shënuar nga astronomët kinezë, që korrespondon me pozicionin e yllit të Parker -it, thotë Albert Zijlstra nga Universiteti i Mançesterit.

Astronomët kanë supozuar më parë se ylli i Parkerit u formua nga bashkimi i dy xhuxhëve të bardhë, yje me densitet ekstrem që konsumuan karburantin e tyre bërthamor. Një bashkim i tillë çon në formimin e një lloji relativisht të rrallë të supernovës.

Supernova 1181 kishte karakteristikat e asaj specie të rrallë, thotë Zijlstra. Duke pasur parasysh këtë, si dhe informacione të tjera, kohën e krijimit të tij, kohëzgjatjen e tij, Zijlstra thotë se mund të konkludohet se ylli i Parkerit dhe Nebula “Pa 30” janë pikërisht mbetjet e asaj supernova të vitit 1181, raporton Livescience.

postbck postbck

Recent Posts

Hëna Blu shfaqet nesër/Çfarë duhet të dini!

  Po afron shfaqja e radhës e të ashtuquajturës “Hëna Blu”. Fenomeni pritet të shfaqet…

18 hours ago

Deti i VDEKUR po zhduket?!/Shkencëtarët bëjnë paralajmërimin e frikshëm!

  Një nga mrekullitë natyrore, Deti i Vdekur, po përballet me një krizë të thellë…

18 hours ago

Alarmuese/Shënohet viktima e parë pas gati një dekade, rikthehet sëmundja vdekjeprurëse!

  Australia ka regjistruar vdekjen e parë nga difteria pas gati një dekade, ndërsa vendi…

20 hours ago

Këto pije e shkatërrojnë mëlçinë, ndonëse shumë njerëz mendojnë se janë të padëmshme

    Edhe pse alkooli njihet si armiku kryesor i mëlçisë, gastroenterologët dhe hepatologët kryesorë…

20 hours ago

KUJDES: Ja në cilat rrethana nuk preferohet të merret paracetamoli

  Paracetamoli, i njohur në termin mjekësor si analgjetik, ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve në…

20 hours ago

Pse ari nuk ndryshket kurrë

  Ari konsiderohet si një nga metalet më të çmuara në tokë, jo vetëm për…

4 days ago