Njerëzit që pinë cigare dhe ata që i rrethojnë, e dinë se sa i dëmshëm është zakoni i tyre. Por, pyetjet thelbësore janë se cili është problemi më i madh i cigares dhe çfarë e shkakton në të vërtetë dëmin. Jo, nuk është nikotina. Kërkimet shkencore kanë treguar se përbërësi më i famshëm i cigares, nuk është shkaktari kryesor i sëmundjeve që lidhen me tymosjen.
Në fakt, nikotina prej dekadash përdoret për terapi zëvendësuese për njerëzit që përpiqen të lënë cigaren.
Problemi i vërtetë është tymi i cigares
Tymi i cigares përmban më shumë se 6 mijë substanca, nga të cilat rreth 100 është e vërtetuar me studime shkencore se janë të dëmshme ose potencialisht të dëmshme.
Si krijohet tymi?
Procesi i djegies, i cili fillon në një temperaturë prej 400 gradësh Celcius, djeg duhanin dhe çliron tym. Nxehtësia në majën e cigares arrin temperaturën 850 gradë Celcius dhe është pikërisht në këtë çast kur fillojnë të çlirohen të gjitha substancat e dëmshme.
Por, sot ekziston mundësia për të shmangur tymin, duke marrë vetëm nikotinën; shkenca dhe teknologjia na vijnë në ndihmë për këtë. Nikotina çlirohet që në 250 gradë, duke përdorur teknologjinë moderne të ngrohjes, pa qenë nevoja për djegie. Gjithmonë e më shumë ekspertë të shëndetit publik thonë se ka një opsion më të mirë për të gjithë ata të rritur që duan t’i ndryshojnë zakonet e tyre të pashëndetshme, por nuk janë ende gati të heqin dorë plotësisht. Ata thonë se përgjigja mund të jetë tek ngrohja, psh.: alternativat më pak të dëmshme që bazohen tek teknologjia me ngrohje.
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…