<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Traditat shqiptare: Miku nuk duhet të hap kapakun e gjellës që zihet ja pse!?

Në shoqërinë shqiptare paramoderne, miku nderohej si njeri me status të veçantë, gati të mbinatyrhme. Por, miku e humbiste këtë status mjaft të privilegjuar nëse nuk sillej me korrektësi në shtëpinë e mikpritësit.

Paragrafi 1785 te Kanuni i Dibrës përcakton qartë statusin e dyzuar të mikut: “Miku asht knaqsi e madhe, po ene barrë e randë”. Në popull thuhet: “Sa ke mikun në shtëpi, ke malin mbi shinë”.

Miku e humbiste statusin gati-gati hyjnor dhe shndërrohej në njeri të padëshirueshëm për familjen, fisin, fshatin e krahinën e mikpritësit, nëse nuk zbatonte me korrektësi tërësinë e normave kulturore, që rregullonin veprimet e sjelljet e tij në raportet me familjarët e mikpritësit, me anëtarët e fisit, me miqtë dhe me të njohurit e tij.

Çdo veprim i gabuar i mikut përkeqësonte shumë në sytë e opinionit të bashkësive vetëqeverisëse të shoqërisë tradicionale shqiptare, jo vetëm statusin e prestigjin e mikut, por edhe ato të mikpritësit.

Miku nuk kishte të drejtë të prekte asgjë pranë vatrës, sidomos enët e vëna në zjarr për të zier ushqime. Neni 136 te Kanuni i Lekë Dukagjinit në variantin e Mirditës, ndër të tjera thekson: “Miku nuk ka tagër me prek gja bri votrës ose oxhakut ku rri, veç në ja lypt i zoti i shpisë”.

Pse mikut i ndalohej në mënyrë kategorike të hiqte kapakun e gjellës që po ziente në zjarr?

Thelbin e përgjigjes së kësaj pyetje e gjejmë te neni i referuar për këtë çështje te Kanuni i Lekë Dukagjinit, varianti i Pukës: “E di rrasa ça ka vegshi”.

Kjo do të thotë se kapaku i shporetit duhet të ruajë si sekret shumë të rëndësishëm të familjes atë çfarë zihet poshtë tij. Ndodhte jo rrallë që familja mikpritëse të ishte aq e varfër, saqë vorba në vatër ziente vetëm ujë. Kapaku e mbulonte këtë varfëri të skajshme, e cila nuk i duhej ekspozuar mikut dhe opinionit shoqëror.

Këto reagime të shqiptarëve i ka vënë re edhe albanologu i shquar Franc Nopça në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit të XX: “Është një çnderim për të zotin e shtëpisë, kur një i huaj ngre kapakun e tenxheres në vatër pranë zjarrit. Dënimi është 500 grosh, sepse mundet që tenxherja të mos ketë mish dhe ky bëhet shkak që del në shesh vobektësia e zotit të shtëpisë”. /Zyhdi Dervishi /“Lente të ndërveprimit simbolik”

postbck postbck

Recent Posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

18 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

19 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

20 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

20 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

21 hours ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

21 hours ago