Salvator Mundi u shit për një shifër rekord, plot 450 milion dollarë në një ankand më 2017, tek një ofertues anonim. Por prejardhja e pikturës si vepër e Leonardos, e mjeshtrit të Rilindjes së Artë është vënë në pikëpyetje, duke ngritur jo vetëm stuhi dyshimi, por edhe duke e katapultuar këtë vepër pak të njohur në qiellin e famës. Kujtojmë këtu se edhe Mona Liza, pati pothuajse të njëjtin fat, vjedhja e saj nga Luvri, e beri atë të njohur botërisht, duke e ngjitur aq lart prejnga nuk do të zbriste atëditë e sot.
Historiani i artit dhe shkrimtari Ben Lewis i tregon Rachel Humphreys për kërkimin e tij për të hartuar historinë e shquar të pikturës, që tani besohet të jetë në koleksionin e princit të kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, shkruan “TheGuardian”.
Piktura është përshkruar si një homologe e përkushtuar ndaj Mona Lisa, vepra më e famshme e Leonardo, dhe thuhet se ka një “prani të jashtëzakonshme, komunikuese”. Por Lewis, autori i librit të mirënjohur The Last Leonardo , shpjegon pse mbeten pyetje në lidhje me origjinën e tij. Vitin e kaluar, piktura nuk u shfaq në ekspozitën e Louvrit, blockbuster Leonardo, duke nxitur spekulime të përhapura dhe pyetjen: ku është Salvator Mundi?
Përgatiti: Albert Vataj
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…