<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pasoja e mistershme të marihuanës: Adoleshentët raportojnë të njëjtat simptoma të ‘çuditshme’

Një sëmundje e pazakontë është në rritje në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në shtetet që kanë legalizuar marihuanën

Përdoruesit e zakonshëm të kanabisit, përfshirë adoleshentët, po shfaqen në dhomat e urgjencës duke u ankuar për shqetësime të rënda të zorrëve.

“Janë duke u ankuar për dhimbje barku, kanë shumë të përziera dhe mbajnë vazhdimisht barkun me dorë”, thotë dr. Sam Wang, mjeku i cili po trajton adoleshentët me këtë lloj problemi, shkruan CNN.

“Ata vjellin dhe pastaj vazhdojnë të vjellin edhe më shumë. Kjo vazhdon me orë të tëra”, shton ai.

Sam thotë se “kemi të bëjmë me një rast të sindromës së hiperemezisë së kanabisit ose CHS”.

Një gjendje e çuditshme

Sindroma e hiperemezisë së kanabisit shpërtheu në skenën mjekësore në 2004, kur një grup studiuesish kaluan 19 përdorues kronikë të marihuanës me të njëjtat simptoma. Studiuesit ndoqën nëntë nga pacientët me kalimin e kohës dhe zbuluan se simptomat u larguan kur përdorimi i kanabisit u ndalua, por u kthyen kur u rifillua.

Ajo që është edhe më e çuditshme, është se të gjithë këta pacientë janë vetëtrajtuar fillimisht me një dush të nxehtë, pa asnjë lloj sugjerimi nga mjekët.

Pse një banjë e nxehtë? Kjo nuk është plotësisht e qartë. Tetrahydrocannabinol, ose THC, përbërësi kryesor tek marihuana, ka qasje në receptorët e dhimbjes së trupit, kështu që një teori është se ndjenja tërheqëse e nxehtësisë ekstreme ndërpret ciklin e dhimbjes, duke lehtësuar kështu simptomat. Në këtë kontekst, vetë trupi i pacientëve ka kërkuar një dush të nxehtë. /portali.info

postbck postbck

Recent Posts

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

1 day ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

2 days ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

2 days ago

Shqiptari që për pak nuk e ndërroi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore: Dosjet sekrete të Operacionit Cicero

Njeriu që e turpëroi ambasadorin dhe sigurimin e famshëm sekret britanik ishte një mashtrues par…

2 days ago

Si të jeni më mirë përkundër që jeni me kancer? – Këto janë disa këshilla

  Kur keni kancer, ka shumë gjëra që mund të bëni çdo ditë për të…

2 days ago

Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë?

  Pas ardhjes në jetë një i porsalindur lëshon një klithmë të fortë, të veçantë,…

2 days ago